Korçë, vdes nga i ftohti punëtori i mirëmbajtjes së rrugëve
Mon 6 Feb 2012 - 23:29
Korçë, 6 shkurt 2012, NOA- Punëtori i mirëmbajtjes së rrugëve është gjendur i vdekur mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës.
Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, 64 vjecari Ahmet Metollari është gjendur i pajetë pak çaste më parë nga kolegë të tij, i shtrirë në mes të të ftohtit.
Nga të dhënat paraprake rezulton se ka qenë moti i keq dhe i ftohti i acartë ai që i ka shkaktuar vdekjen punonjësit të ndërmarrjes së rrugëve nacionale.
Thuhet se Metollari ishte nisur nga fshati i tij Gjonomath drejt Voskpojës në krye të detyrës, por i ftohti vrasës i ka marrë jetën duke e bllokuar në mes të rrugës.
Qyteti i Korçës në jug të vendit, krahas atyre në veri është ndër qytetet që regjistron temperaturat më ulëta të këtyre ditëve, ku reshjet e dëborës dhe akulli prej më shumë se një jave kanë pushtuar gjithë këtë qark.
a.y/NOA

- Aksidenti në Gjirokastër, vdes punëtori i Rruga Urës
- Punëtori i dëshpëruar “qan hallet” në Facebook: "Do vdes me siguri”
- Makina godet bordurat në Korçë-Pogradec, vdes 37 vjeçari
- Korçë, e zë korenti, 23-vjeçari vdes duke vjedhur kabinën elektrike
- Korcë, nëna i vdes teksa e lind, babai e dërgon foshnjën në jetimore
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi