Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Ajo...
Ajo...
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 21467
<b>Hobi</b> Hobi : .
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Te shpia Re
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/05/2011

Kujt t’ia qaj hallet e mia? Empty Kujt t’ia qaj hallet e mia?

Fri 11 Nov 2011 - 13:53
Mosha e adoleshencës njihet edhe si koha e turbullimit dhe stresit me të cilën ndeshen të gjithë. Ajo manifestohet me disa probleme që kanë lidhje me vetëdijen, kontradiktat prindërore, kodet morale ose konformizmin ndaj normave sociale. Në këtë periudhë zhvillohet ndjenja e identitetit, proces ky që ndeshet me kontradiktat midis aftësive, mundësive dhe dëshirave të tyre fizike, mendore dhe psikologjike dhe kufizimeve për të mos i realizuar ato.
Pra jeta e tyre kalon me momente të vështira të cilat adoleshentët kërkojnë mënyra të ndryshme për t’i larguar. Ndonëse disa prej tyre mund të pësojnë duke nisur rrugën e gabuar për t’i zhdukur hallet e tyre, si konsumimi i drogës, alkoolit, duhanit etj. Ndërsa disa nga adoleshentët hallet e tyre i rrëfejnë me personat e dashur duke larguar në një mënyrë stresin shpirtëror.

Diellza Matoshi është njëra nga të shumtat e vajzave që momentet e vështira që i dalin në jetë, i tejkalon duke diskutuar me shoqet e ngushta.

“Edhe unë si shumë vajza të tjera shpeshherë ndeshem me momente të vështira që më dalin në jetë. Ka raste kur brengosem shumë dhe kështu që po të mos jenë dy shoqet e mia nuk di se si t’ia bëj. Natyrisht se me mamin jam e lirë, por njeriu ka nevojë edhe për shoqe dhe kështu që unë e shoh të arsyeshme që disa biseda apo thënë më mirë halle t’i diskutoj me shoqe. Kështu që në këtë mënyrë largoj brengat që më shfaqen, edhe pse deri më tani fatmirësisht nuk kam pasur ndonjë problem të pazgjidhur”, ka thënë ajo.

Besnik Aliu mendon se çdo moment i vështirë ka zgjidhje dhe kjo duhet diskutuar me personat më të moshuar.

“Momentet e vështira janë pjesë e jetës sonë. Nëse i pranojmë dhe i kalojmë, do të përjetojmë eksperienca që do të na bëjnë më të mirë. Sepse frika nga dështimi është më e madhe se çdo gjë tjetër për brezin e fiksuar që të tregojë kapacitetet e tij. Para së gjithash unë mendoj se çdo problem në radhë të parë duhet diskutuar me prindërit apo me dikë më të moshuar. Mirëpo disa nga të rinjtë si zgjidhje për të kaluar momentet e vështira konsumojnë duhanin apo ngrenë gota me raki. Kjo shkakton mjaft problem në shëndetin e një të riu si psikikisht ashtu edhe moralisht, andaj duhet të kemi shumë kujdes nëse na paraqiten momente të vështira në jetë”, thotë ai.

Edhe Festina Sejdiu mendon se çdo hall ka një zgjidhje dhe ajo eliminohet falë ndihmës së të tjerëve.

“Ne femrat jemi më të ndjeshme se meshkujt dhe mund të them se mund të na shfaqen më shumë momente të vështira sesa meshkujve. Mirëpo unë fatmirësisht çdo hall që kam e shtjelloj me mamin dhe me shoqen time të ngushtë Gresën. Mundohem të jem e kujdesshme në çdo veprim të jetës dhe kështu që deri më tani nuk kam pasur ndonjë problem të madh që nuk është zgjidhur. Ndërsa sa i përket aspektit tjetër ka pasur raste kur jam nervozuar për diçka dhe me të dëgjuar ndonjë këngë që mua më pëlqen menjëherë më ka kaluar nervozizmi. Pra dëgjimi i një kënge të mirë më bën të ndjehem mirë”, ka pohuar ajo.

Pa mohuar rolin e shoqërisë, shkollës, medies dhe mjedisit, një nga metodat më të efektshme për parandalimin e veprimeve antisociale të adoleshentëve është ndërtimi i urave të komunikimit të prindit, edukatorit apo kujdestarit me adoleshentin
Juventini
Juventini
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Sweeden
<b>Postime</b> Postime : 8638
<b>Hobi</b> Hobi : Sporti
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 13/10/2011

Kujt t’ia qaj hallet e mia? Empty Re: Kujt t’ia qaj hallet e mia?

Fri 11 Nov 2011 - 14:42
Edhe Festina Sejdiu mendon se çdo hall ka një zgjidhje dhe ajo eliminohet falë ndihmës së të tjerëve...Kjo me pelqeu
EpiKada
EpiKada
WebMaster
WebMaster
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3107
<b>Hobi</b> Hobi : Jam fisnike kam zemren gure Si Shqiponja ne flamure Mburrem dhe jam krenare Qe kam lindur Shqiptare nga do qe te jem me ndjek fati se jam vajze LaBe hesapi!!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Cteduhetty
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 13/02/2011

Kujt t’ia qaj hallet e mia? Empty Re: Kujt t’ia qaj hallet e mia?

Fri 11 Nov 2011 - 17:07
Hallet e mia i qaje dhe i ndaje me personat e pershtatshem qe ndodhen ne momentin qe kam nevoje:

1. Shoqe, 1. Moter, 1. Nene, 1. Gjyshe
1. ShoK, 1. Vella, 1. Baba

Me keto figura identifikoje personat qe mi qajne hallet.
Sponsored content

Kujt t’ia qaj hallet e mia? Empty Re: Kujt t’ia qaj hallet e mia?

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi