Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Pavarësia e Kosovës ka prodhuar paqe, stabilitet dhe siguri Empty Pavarësia e Kosovës ka prodhuar paqe, stabilitet dhe siguri

Mon 9 May 2011 - 5:02
Pas arritjes në Riad, ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar takime me përfaqësues të Arabisë Saudite dhe diplomatë të shteteve të tjera, të akredituar në këtë mbretëri. Ndërsa gjatë takimeve ka vlerësuar lartë kontributin e kamotshëm të Arabisë Saudite për Kosovën.
Hoxhaj, po ashtu, ka vlerësuar se njohja nga Arabia Saudite llogaritet si një ndër njohjet më të rëndësishme për Kosovën, për shkak të ndikim të madh politik, fetar, ekonomik dhe lidhjeve të gjakut që ka me shtetet arabe.

Në ditën e parë të vizitës në Riad, ministri Hoxhaj ka zhvilluar takime të frytshme me diplomatë dhe përfaqësues të shteteve të Gjirit, të cilët i ka informuar për progresin e Kosovës dhe proceset që e presin në rrugën e konsolidimit dhe forcimit të shtetësisë. Hoxhaj ka kërkuar mbështetjen e këtyre shteteve për rritjen e numrit të njohjeve për Kosovën, gjë që do të ndikonte në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit më të ri në Evropë. Po ashtu, ai ka zhvilluar takime edhe me diplomatë dhe përfaqësues të lartë të shteteve anëtare të Ligës Arabe, të cilat nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës.

Gjatë të shtunës, ministri është takuar edhe me përfaqësues të shteteve anëtare të Konferencës Islamike, e cila përfshinë të gjitha shtetet myslimane në botë, numër i cili arrin në 57, me ç’rast i ka informuar diplomatët për procesin e njohjeve të Kosovës, për anëtarësimin e saj në institucione politike, financiare dhe kulturore, duke kërkuar nga ta që të kontribuojnë në njohjen e Kosovës nga shtetet islamike që nuk e kanë marrë ende një vendim të tillë.

“Pavarësia e Kosovës në tri vitet e fundit ka prodhuar paqe, stabilitet dhe siguri në rajon”, ka thënë Hoxhaj gjatë bisedave me përfaqësuesit e shteteve islamike, shumica e të cilave kanë përfaqësues dhe ambasadorë eminent në Arabinë Saudite për shkak të respektit të madh që gëzon ky shtet në botën islame dhe në politikën ndërkombëtare.

Të dielën, në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Riad, ministri i Enver Hoxhaj, do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite, Princin Saud Al-Faisal. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi