Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

 Pranvera vjen këtë javë, Pranvera vjen këtë javë Empty Pranvera vjen këtë javë, Pranvera vjen këtë javë

Tue 13 Mar 2012 - 10:12
Pranvera vjen këtë javë

Shkup – Rritje të temperaturës dhe ditë të vërteta pranverore do të mund të presim nga dita e enjte. Nga Enti Hidrometeorologjik paralajmërojnë ulje graduale të vranësirave në ditët e ardhshme dhe do të kemi ditë me diell dhe të ngrohta. Nga mesi i javës mund të presim që vranësirat dhe moti i ftohtë të zhduken krejtësisht dhe të përgatitemi ngadalë për fundjavën e ngrohtë që na pret.
Zvogëlim të vranësirave dhe rritje të temperaturave mund të presim që nga dita e sotme pasdite, ku edhe parashikohet temperatura prej 7 gradë. Të mërkurën temperaturat do të shkojnë nga 6 deri në 12 gradë celzius, ndërsa të ejten deri në 15 gradë.

Për të gjithë ata të cilët që nga dita e sotme planifikojnë të shkojnë diku gjatë fundjavës, u japim dritë jeshile, për faktin se na pret një fundjavë e ngrohtë pranverore me temperatura deri në 20 gradë. Për ata që e duan borën, ju informojmë se trashësia e borës në Mavrovë arrin rreth 106 cm, 70 në Krushevë, 80 në Kodrën e Diellit.

Ndoshta para nesh është fundjava e parë pranverore pas ditëve të ftohta dhe me shi, kështu që është koha të nisim ta festojmë arrdhjen e stinës sonë të preferuar – Pranverës!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi