Te jesh joshese apo te dukesh e tille??!
Tue 6 Apr 2010 - 22:07
Të jesh joshëse do të thotë të shprehësh në mënyrë autentike personalitetin tënd.
Shpesh ndodh që t’i bëjmë një pyetje vetes: pse disa vajza kanë shumë sukses me djemtë dhe disa të tjera jo, edhe pse ato mund të jenë të bukura? Shumë e thjeshtë përgjigjja, është çështje tërheqese appeal-i, që është pikërisht ajo “gjëja” misterioze që nxit meshkujt të kthejnë kokën pas, ajo mënyrë e veçantë e të ecurit, të folurit, të qenit femërore.
Në mentalitetin tonë shpesh ngatërrohet koncepti dhe perceptimi mbi një individ joshës. Nëse kemi parasysh femrat, mendohet se seksi është ajo që ka veshur minifund, apo një dekolte të hapur dhe bën gjithçka me lëvizjet e saj për të rënë në sy. Në fakt nuk është vetëm kjo, ose mund të mos jenë fare ato që përmendëm, por krejtësisht të tjera gjëra.
Të jesh joshëse është art më vete, përveç atyre që kanë lindur për të joshur, që e kanë në gen seks appeal-in e tyre. Të jesh provokative dhe tërheqëse nuk është çështje minifundi, por çështje truri, thonë psikologët. Sensualiteti është pjesë integrale e personalitetit tonë, është aftësia për t’u bërë interesantë në sytë e të tjerëve.
Mund të jemi seksi në çdo moment të jetës sonë: në punë, në shtëpi, teksa luajmë, kur rrimë me miqtë. Por ajo çka jep një kombinim perfekt, është adoptimi i elementeve seksi me steriotipin tonë, pasi të gjithë jemi të ndryshëm, kështu që edhe kjo pjesë nuk ka se si të jetë e stampuar tek gjithësecili. Megjithatë nuk mund të mohojmë faktin se persona seksi konsiderohen ata që kanë karakteristika fizike të pëlqyera, por edhe mënyra të rafinuara në të ecur, në të folur, në sjellje, një sensibilitet të lartë, një simpati në raportimin me të tjerët…
Joshje, joshëse, tërheqëse….secila prej këtyre fjalëve magjike na sjell ndërmend situata ku meshkujt e bukur dhe tërheqës bëhen “pre” e sharmit femëror…Por, në fakt sensualiteti është thjesht një inspiruese e seksit? Mos vallë bëhet fjalë thjesht vetëm për një mënyrë të paraqituri dhe të performuari për të tërhequr vemendjen e seksit tjetër dhe për ta nxitur atë që të afrohet?
A është e rëndësishme dhe thelbësore që të jemi gjithmonë joshëse para të tjerëve, apo ka raste kur kjo anë e jona mund të na prishë punë? Si duhet ta demonstrojmë këtë tipar për të qenë të pëlqyer dhe jo të paragjykuar? Dhe në fund të fundit, tërheqëse duhet të jesh apo të dukesh si e tillë? ja disa mendime:
Çfarë bëni për të qenë sa më joshëse?
Më pëlqen pamja tërheqëse, edhe pse mua nuk më duket vetja vajzë seksi. Mendoj se mënyra më e mirë për t’u dukur e tillë është që të evdidentojmë tiparet më të bukura që kemi. P.sh. nëse kemi këmbë të bukura, t’i zbulojmë ato me veshje të përshtatshme. Nëse kemi sy të bukur, t’i trukojmë ato më shumë që të evidentohen. Në këtë mënyrë kur djemtë të flasin për ne, mund të thonë “ah, ajo që ka këmbë të bukura, ose ajo që ka sy të bukur”.
Të zhvillosh fantazinë dhe humorin të bën më joshëse
Të jesh joshëse nuk do të thotë se të shërben thjesht për arsyen e vetme që të bëjmë për vete dikë, është e domosdoshme që të jesh me të gjithë, por edhe me veten tënde. Të jesh një natyrë me humor bën efekt më shumë se çdo lloj veshje estravagante, bën për vete të tjerët, por të ndihmon ta jetosh më mirë jetën. Të mësosh të shohësh anën komike të gjërave është një terapi e vërtetë dhe një armë që të bën sharmante.
Cfare beni per te qene joshese ju femra??!

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi