"Nëse flini në takimin e parë, do i dukesh më pak tërheqëse në mëngjes”
Wed 4 Jun 2014 - 22:55
E keni pyetur ndonjëherë veten çfarë iu duket tërheqëse meshkujve? Pse disa e kanë të vështirë të angazhohen? Çfarë i bën ata të lumtur? Një astrologe dhe trajnuese, e cila ka intervistuar qindra burra për të shkruar librin e saj të ri, pohon se ka mësuar sekretet e shpirtrave të tyre dhe tani mezi pret t’i ndajë me gratë në të gjithë botën.
Linda Joyce që e përshkruan veten si “fuqia femërore për njerëzit që kërkojnë strategji pragmatike për të zgjidhur problemet e vështira personale”, ka publikuar librin “Historia e patreguar, intervista me burrat” dhe mendon se e ka zbuluar atë që i lumturon ata. Linda ka intervistuar burra, duke filluar nga ndihmës shitësit deri tek pronarët, lidhur me pikëpamjet e tyre për takimet intime dhe dashurinë.
“Isha kurioze për mënyrën sesi burrat përballen me ndryshimin e roleve të grave në shoqëri dhe më duhet të them se jam habitur sa tradicionalë janë ata”, thotë ajo. Këshilla e saj e parë është: "Tregoi mashkullit çfarë do, atëherë kur e do."
“Burrat thjesht duan të na kënaqin, por ne jemi tepër të vështira për t’u kënaqur. Femra pret që një burrë të dijë çfarë mendon ajo, por ai nuk e ka idenë”.
Po ashtu, ajo beson se meshkujt justifikohen dhe gënjejnë. Të gjitha këto, vetëm sepse gratë nuk e pranojnë të vërtetën. “Gratë jetojnë në një botë fantazie”, thotë ajo. “Gratë i duan burrat që t’i shpëtojnë, por ata nuk mund ta bëjnë këtë”.
Puna me burrat ka bërë që Linda t’i simpatizojë ata dhe të besojë se janë vetë gratë që i nxisin problemet. “Ne duam që ata të bëhen emotivë, por ata nuk munden”, këmbëngul ajo.
Po ashtu, ajo ka hyrë në psikikën e meshkujve dhe thotë se, “ata jetojnë një jetë të gënjeshtërt, duke pretenduar se janë dikush që nuk janë, duke konkurruar, por nuk ia dalin shpesh, ndaj nivelet e vetëvrasjes te ata janë më të larta se te femrat”.
Po ashtu, ajo ndan një këshillë të vyer, si mënyrë për të lënë përshtypje te një burrë: “Kurrë mos flini me të në takimin e parë!” “Burrat duan të përpiqen. Kjo i bën të ndihen më të fortë. Kërkimet e mia tregojnë se shumë meshkuj nuk ju gjykojnë nëse flini me ta në takimin e parë, por nuk ka mundësi që ata të duan një marrëdhënie afatgjatë me ju, ose t’ju çojnë në shtëpi tek e ëma e tyre”.
“Meshkujt janë të verbuar nga epshi, ai është droga e tyre. Mbrëmja juaj së bashku mund të jetë plot pasion dhe ai mund t’ju thotë se jeni vajza më e mrekullueshme në botë, por ju garantoj se kur të zgjoheni në mëngjes, do t’i dukeni 50% më pak tërheqëse. Ai do të mendojë se ju e bëni këtë me çdo mashkull. Ai do që të ndihet i veçantë, jo i përdorur”, shpjegon Linda. Po ashtu, ajo shton se vetëbesimi është atributi kryesor i një gruaje, pasi burrat duan gratë që “janë në kontakt me veten” dhe që “nuk kanë nevojë për shpëtim”.
/Shekulli Online/L.B./
- TironciAdministrator
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 15973
Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
Vendndodhja : New York U.S.A
Anetaresuar : 12/10/2011
Re: "Nëse flini në takimin e parë, do i dukesh më pak tërheqëse në mëngjes”
Thu 5 Jun 2014 - 0:54
Me ne fund ..
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi