Përshtypja e mirë në takimin e parë, vendimtare
Sat 24 Aug 2013 - 11:09
- Përshtypja e parë ndaj një personi është shumë e rëndësishme, marrë parasysh se hulumtimet kanë treguar se në një person ajo krijohet vetëm pas disa sekondave...
- Përshtypja e parë ndaj një personi është shumë e rëndësishme, marrë parasysh se hulumtimet kanë treguar se në një person ajo krijohet vetëm pas disa sekondave...
Kudo që shkoni, në takimin e parë, te miqtë apo në ndonjë aheng të shoqërisë së re, kujdes pasi që mendimi të cilin njerëzit e arrijnë për ju, më vonë është vështirë ta ndërroni. Megjithatë, jemi kujtuar për disa rregulla të cilat do të mund të jenë të dobishme që të lini përshtypje të mirë te njerëzit. Pra fillojmë!
Paraqitja miqësore- Shikimi në sy, të buzëqeshurit i hapin të gjitha dyert dhe do të lësh përshtypjen e personit miqësor, i mbushur me plot vetëbesim. Mos harro se nuk guxon që me personin e caktuar kur të flisni me dorë t’ia shtrëngoni shumë apo pak dorën. Buzëqeshja e sinqertë, është mirë e njohur, ajo që mund të hap zemrën e secilit.
Telefoni celular- Secilin e nervozon kur telefoni celular i dikujt vazhdimisht cingëron sidomos me rastin e takimit të parë, kur dikush vazhdimisht e ndërpret bisedën tuaj, që të paraqitet në celular, të shkruajë SMS porosi apo “të shëtisë” në internet. Nëse megjithatë prisni thirrje urgjente (por vërtet urgjent, dikush nga familja është i sëmurë apo prisni që t’ju thërrasin se, për shembull, duhet të shkoni të blini ushqim për tezën e vjetër dhe të sëmurë e cila nuk mund të ecë, apo prisni telefonatë për punësim sezonal), sqarojë këtë që në fillim të shoqërimit. Në të gjitha rastet tjera, telefonin vëreni në “dridhje” dhe më vonë do të shihni kush ju ka thirrur apo ju ka dërguar porosi.
Përpiqu të mos vonohesh- Nëse vazhdimisht vonohesh, njerëzit do të mendojnë që jeni person e cila aspak nuk e respekton kohën e huaj, nuk është i interesuar apo madje është edhe i pasjellshëm. Me vonesë nuk do ta impresiononi askënd, vetëm do ta nervozoni atë me të cilin gjendeni në atë moment. Vetëm vihu në pozitën e atyre që ju presin!
Shmangni temat serioze- Përpiqu që të jeni me disponim të mirë dhe flisni tema të caktuara të cilat të gjithëve u interesojnë, sikur që janë filmat, muzika, moda, letërsia, sporti dhe temat e tjera të ngjashme (varet nga shoqëria). Diskutimet për politikën, religjionin apo kriza e rëndë ekonomike që po mbretëron në botë me rastin e takimit të parë, sado që ju tërheqin, megjithatë shmangni.portalb
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi