- VizitorVizitor
Veshja e përkryer për takimin e parë
Sat 11 Jun 2011 - 11:56
Dëshironi që takimi juaj i parë të jetë i përkryer dhe, natyrisht, të lësh përshtypjen më të mirë të mundshme? E para që dikush do të vërejë te tij është pamja, dhe nëse e keni bërë kombinimin e duhur, do të jesh më e relaksuar, me plot vetëbesim dhe do të mund të tregohesh në mënyrën më të mirë. E njëjta vlen edhe për djemtë.
Kinema
Ky është pak a shumë vend i zakonshëm për daljen e parë i cili kërkon kombinimin “e relaksuar” të rrobave, natyrisht nëse nuk bëhet fjalë për premierën e ndonjë filmi të ri. Më e mira do të ishte që në këtë rast të zgjidhni rroba të rehatshme, xhinse me ndonjë bluzë apo këmishë që është në trend.
Kombinimin mund ta plotësoni me detaje interesante, sikur shamitë me shumë ngjyra, doreza interesante apo ndonjë unazë që bie në sy. Sa i përket mbathjeve, më së miri është të mbathni këpuca të rrafshëta apo atlete moderne të cilat do të përshtaten me këtë stil.
Kafene apo restorant
Kjo dalje kërkon pak më shumë mundim. Gjithsesi keni parasysh që t’i përshtatet restorantit në të cilin shkoni. Natyrisht nëse shkoni në ndonjë vend “serioz” ju duhet të visheni më elegante dhe sesa kur të shkoni në “fast food-in” që gjendet afër.
Kombinimi “fitues” për restorante është fustani i vogël nga pambuku apo fundi, balerinat apo këpucët me take të larta dhe pak grimë. Nëse nuk jeni tip për funde, edhe në pantallona dhe xhinse mund të dukeni femërore, por duhet të keni parasysh që veshjen tuaj ta përmbush bluza interesante, këmisha apo këpucët e bukura.
Së bashku me xhinse mund të merrni me vete ndonjë bluzë me ngjyra, por edhe bizhuteritë luajnë rol të rëndësishëm në këtë rast.
Edhe meshkujt duhet të mundohen
Edhe meshkujt, sikur edhe femrat, duhet të mundohen pak më shumë rreth pamjes, nëse dëshirojnë të përshtaten me ambientin. Këmisha “e lehtë”, xhinset që janë në trend dhe ora e bukur janë kombinim ideal për çdo rast. Por, “mëlmesa” më e mirë për secilin kombinim të modës është vetëbesimin, dhe nëse këtë e keni, nuk duhet të brengoseni shumë për përshtypjen.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi