Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Sejdiu sqaron dekretet për faljet Empty Sejdiu sqaron dekretet për faljet

Tue 13 Mar 2012 - 17:53
Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka reaguar ndaj shkrimeve të publikuara në media, sipas të cilave “Prokuroria e Qarkut në Prishtinë ka nisur të hetojë ish-presidentin Fatmir Sejdiu dhe ushtruesin e detyrës, së presidentit, Jakup Krasniqi për shkelje të Ligjit për faljet dhe Kushtetutës”, duke thënë se është i gatshëm çdo herë dhe në çdo kohë të jap kontributin e tij organeve të drejtësisë për të gjitha çështjet, që mund të shtrohen lidhur me çështjen e ngritur në bazë të informacioneve të publikuara në opinion.
Në reagimin e Sejdiut thuhet se “duke u bazuar në lajmin e dhënë mbrëmë në Koha Vizion dhe të njëjtin lajm të publikuar sot në portalin ‘Koha.net’ dhe në disa portale tjera se ‘Prokuroria e Qarkut në Prishtinë ka nisur të hetojë ish-presidentin Fatmir Sejdiu dhe ushtruesin e detyrës, së presidentit, Jakup Krasniqi për shkelje të Ligjit për faljet dhe Kushtetutës’, si President i vendit në periudhën kohorë 2006 – 2010, dhe njëkohësisht edhe si dekretues i faljeve në dy vite ( 2009 dhe 2010), duke iu referuar të drejtës kushtetuese dhe ligjore të paraparë me ligjin mbi faljet, pavarësisht nga fakti se ky informacion është i vërtetë apo nuk është, për çka unë personalisht nuk kam asnjë njoftim, dua të theksoj:

Në vitin 2009 dhe 2010, në vigjilie të Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, duke u mbështetur në dispozitat e Kushtetutës së Republikës dhe të Ligjit mbi Faljet kam dekretuar faljen apo zbutjen e dënimit në dy rastet nga 62 persona, pra gjithsejtë 124 për dy vjet”, sqaron Sejdiu.

“Këtë veprim kushtetues dhe ligjor e kam ndërmarrë në bazë të konsultimeve të zhvilluara më herët me organe kompetente, përkatësisht pjesën përgatitore me Ministrinë e Drejtësisë, përfaqësuesit e enteve ndëshkimore të Kosovës dhe me përfaqësuesit e Gjykatës Supreme të Kosovës”, thuhet në reagim.

Më tej Sejdiu thotë se për secilin vit kalendarik, me rastin e faljeve, ka formuar komisionet ad hoc, të përbërë nga përfaqësuesit e institucioneve relevante.

“Kam besuar dhe besoj edhe sot në ekspertizën e tyre, analizën dhe në vlerat etike të anëtarëve të komisioneve që u kanë bërë të gjitha dosjeve, në bazë të të cilave më është përcjellë rekomandimi final i tyre për falje me emër dhe mbiemër të secilit person dhe duke u mbështetur në këtë rekomandim kam dekretuar faljen”, thotë Sejdiu.

“Nga kjo që theksova më lart nuk dua të shtoj më tepër. Jam i gatshëm, çdo herë dhe në çdo kohë të jap kontributin tim organeve të drejtësisë për të gjitha çështjet, që mund të shtrohen lidhur me çështjen e ngritur në bazë të informacioneve të publikuara në opinion”, thuhet në deklaratën për media të ish presidentit Sejdiu. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi