Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Sejdiu: SHBA dhe Turqia shtyllat kryesore të përkrahjes ndërkombëtare për Kosovën  Empty Sejdiu: SHBA dhe Turqia shtyllat kryesore të përkrahjes ndërkombëtare për Kosovën

Wed 27 Feb 2013 - 15:45
Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në New York, Bekim Sejdiu e ndjen veten krenar për diasporën dhe miqtë e fortë që i ka Kosova. Ai ka thënë se SHBA dhe Turqia janë shtyllat kryesore të përkrahjes ndërkombëtare të shtetit të Kosovës. Sipas tij rrugën e integrimit të Kosovës në familjen e Kombeve të pavarura nuk mund ta ndalë askush.

Sejdiu ka thënë se në të kaluarën populli shqiptar ka kaluar ditë të vështira, mirëpo në dy dekadat e fundit, Kosova ka pasur mbështetje të madhe nga shtete të fuqishme politikisht, ushtarakisht si dhe ekonomikisht.

“Kuptohet se SHBA-të e kanë rolin themelor. Kanë qenë dhe vazhdojnë të mbesin shtylla kryesore e përkrahjes ndërkombëtare ndaj shtetit të Kosovës. Mirëpo, SHBA-të nuk kanë qenë të vetmet sepse prapa tyre vazhdojnë të na japin përkrahjen disa shtete shumë të rëndësishme, ku Republika e Turqisë është njëra prej tyre pa dyshim. Kështu që ne e kemi atë fat që e kemi mbështetjen Amerikane dhe shumë shteteve të Evropës si dhe të Republikës së Turqisë. Kjo na lehtëson neve ballafaqimin me sfidat të cilat vazhdojnë të na përcjellin”, ka theksuar Sejdiu.

Ai ka bërë të ditur se edhe pse është emëruar, Vuk Jeremiq në pozitën e kryetarit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, nuk është vështirësuar puna në raport me OKB-në.

“Numri i njohjeve të pavarësisë së Republikës së Kosovës që kanë ndodhur që nga koha kur ka ardhur në këtë funksion ish-ministri i jashtëm serb, jo vetëm që nuk është ngadalësuar por përkundrazi është rritur. Me siguri që ai mund të jetë një pengesë shtesë duke pasur parasysh jo vetëm shtetin prej nga vjen, por edhe personalitetin e personit në fjalë. Rruga e integrimit të plotë të Kosovës në familjen e kombeve të pavarura është rrugë e pa-kthyeshme dhe e pa-ndalshme, jo vetëm ish-ministri i jashtëm serb, por askush nuk mund ta ndalë këtë rrugë”, ka thënë Sejdiu.

Ai ka thënë se rruga e anëtarësimit të Kosovës në OKB është e pakthyeshme dhe e pandalshme.

- See more at: http://www.albtime.com/welcome/public/lajme/kosove/26551/sejdiu-shba-dhe-turqia-shtyllat-kryesore-te-perkrahjes-nderkombetare-per-kosoven#sthash.370zeoD4.dpuf
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi