Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Shkup, vendoset përmendorja përkujtimore e mbledhjes së parë të KAÇKM-së Empty Shkup, vendoset përmendorja përkujtimore e mbledhjes së parë të KAÇKM-së

Tue 13 Mar 2012 - 17:55
Njerëzit që kanë qenë pjesë e mbledhjes së parë të KAÇKM-së fituan përmendoren e tyre në parkun e gruas përballë Kuvendit. Mes skulpturave gjendet edhe ajo e Panko Brashnarov, njeriu i cili kishte hapur mbledhjen e KAÇKM-së, pastaj përmendorja e Çentos, ndërsa si sekretar i mbledhjes është prezantuar edhe Kiro Gligorov. Deri tani janë vendosur vetëm dy figura, ndërsa e tërë përmendorja duhet të jetë gati për 2-3 ditë.
“përmendoren e përbëjnë 10 skulptura bronzi të përpunuara në punëtorinë e skulpturave “Fernando Marineli” nga Italia. Tre prej tyre janë ulur ndërsa 7 qëndrojnë në këmbë. Ata që janë ulur janë në lartësi prej 3.2 metrave ndërsa ata që qëndrojnë janë në lartësi prej 4 metrave. Postamenti ka formën e kënddrejtit dhe është përpunuar nga firma “Konstruktor Inzhenering” dhe është i mbuluar me relieve që përbëjnë hapësirë pre 21 metrave katror”, deklaroi Jovica Ackovski, përfaqësues i komunës Qendër.
Autor i përmendores është artisti Sllobodan Milloshevski.
“Unë jam shumë i kënaqur nga pamja përfundimtare e përmendores. Punuam rreth një viti e gjysmë në përpunimin e skulpturave, ishte një sfidë por edhe përgjegjësi e madhe të bëhen figura të këtilla që kanë qenë shumë të rëndësishme për historinë e Maqedonisë”, tha Sllobodan Milloshevski, autor i përmendores.
Kompozicioni i tërësishëm i përmendores së KAÇKM-së gjithsej ka kushtuar 1.5 milionë euro. Bojana Simonoviq
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi