- LegjendaAnetar i perjashtuar
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 40
Postime : 5560
Hobi : FUTBOLL
Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
Anetaresuar : 19/02/2012
Qeveria e Kosovës kundërshton zgjedhjet serbe në Kosovë
Tue 13 Mar 2012 - 20:10
Qeveria e Kosovës e vlerësoi të papranueshëm qëndrimin e Beogradit zyrtar për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në Kosovë. Në një komunikatë për opinion thuhet se “qeveria i përkujton edhe njëherë Beogradit zyrtar se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, dhe Serbia nuk ka asnjë lloj juridiksioni apo të drejte mbi Republikën e Kosovës”.
Në komunikatë thuhet se “vendimi i sotëm e demaskon qasjen anti-evropiane të Serbisë ndaj Kosovës si dhe demonstron që Serbia vazhdon të ushqejë politikat e shekullit të kaluar”.
Qeveria thekson se tashmë ka kontaktuar me faktorët ndërkombëtar, duke ua bërë me dije që sjelljet e tilla janë të papranueshme.
“Bashkimi Evropian duhet t’ia bëjë të qartë Serbisë që mbajtja e zgjedhjeve lokale në Kosovë është në kundërshtim jo vetëm me Kushtetutën e Kosovës, por edhe me vlerat dhe parimet evropiane. Qeveria e Republikës së Kosovës konsideron që tentimin i mbajtjes së zgjedhjeve të tilla do të jetë pa efekt legal juridik apo politik, dhe si të tilla do të trajtohen, pra si zgjedhje ilegale dhe pa legjitimitet demokratik”, thuhet në reagimin e qeverisë e cila u bënë thirrje qytetarëve serbë që të jenë pjesë e institucioneve demokratike kushtetuese të Kosovës.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi