Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Qeveria serbe anulon emrat shqip të rrugëve në Bujanoc Empty Qeveria serbe anulon emrat shqip të rrugëve në Bujanoc

Sat 31 Mar 2012 - 16:20
Bujanovc (Serbi) 24 mars 2012, NOA - Ministri i Vetadministrimit Lokal
dhe i Çështjeve për Pakicat Milan Markoviç ka anuluar vendimin e
Kuvendit Komunal(KK)të Bujanocit për ndryshimin e emërtimeve të rrugëve
dhe sheshit të qytetit të Bujanocit.

Gjatë qëndrimit të tij dje në Bujanoc, Markoviç ka deklaruar se vendimi i
KK të Bujanocit nuk e ka marrë pëlqimin tim për ndryshimin e emrave të
rrugëve.

Ministri Markoviç ka nënshkruar anulimin e vendimit të K.K të Bujanocit
që kishte të bëjë me iniciativën e Partisë Demokratike për ndryshimin e
emërtimeve të rrugëve dhe sheshit të qytetit. Ky veprim i papritur i
Ministrit Markoviç do të shkaktojë një indinjatë dhe revoltë tek
popullata Shqiptare e komunës së Bujanocit, sepse kjo iniciativ e
Partisë Demokratike e cila ishte e përkrahur edhe nga subjektet tjera
politike që participojnë në Kuvendin komunal të Bujanocit, ishte pritur
me një entuziazëm për faktin se në qytetin e Bujanocit nga 65 rrugë të
emëruara, 64 nga to mbajnë emrat që identifikojnë vetëm serbët, kurse
vetëm një nga ato mban emrin Ramiz Sadiku.

Po ashtu edhe vendimi për ndryshimin e emrit të sheshit të qytetit nga
Karagjorgje Petroviç në “Skenderbeu”, është hedhur poshtë nga ana e
ministrit Markoviç.

Vlen të theksohet se vendimi i provokativ i ministrit Markoviç, vetëm 24
orë pas vendimit të kuvendit komunal të Bujanocit, pothuajse është
përkrahur nga deputeti Riza Halimi, i cili në një deklaratë dhënë për
televizionin serb me frekuenc nacionale B-92, kishte potencuar se,
“vendim i këshilltarëve Shqiptarë të K.K të Bujanocit ishte i ngutur dhe
jo mirë i analizuar”.

Në të ardhmen mbetet të shihet se çfarë vendimi do të marrë kryetari i
KK të Buajnocit dhe a do ta ketë ky Kuvend vullnetin të debatojë para
zgjedhjeve lokale për këtë çështje të cilën vet këshilltarët e votuan.

noa.al/INA
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi