Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

 Qeveria u jep vizë 45 emrave shqip Empty Qeveria u jep vizë 45 emrave shqip

Wed 4 Apr 2012 - 18:34
Shkup, 4 prill- Qeveria e Maqedonisë në mbledhjen e mbrëmshme u ka dhënë dritë jeshile 45 emërtimeve në shqip, propozime të këshilltarëve të BDI-së në qytetin e Shkupit.

Rrugët e Shkupit, tani e tutje do të mbajnë emra dhe data të rëndësishme nga historia dhe kultura shqiptare, nga ajo më e vjetër e deri tek bashkëkohorja, duke mos u lënë jashtë as figura të huaja që kanë kontribuar për çështjen shqiptare.

Në listën prej 45 emrash radhiten "13 Gushti", "28 Nëntori", "5 Maji", "Skënderbeu", "Abdyl Frashëri", "Bajram Curri", "Hasan Prishtina", "Isa Boletini", "Dervish Hima "e "Dervish Cara", "Mbreti Gent", "Mbretëresha Teuta"..., si dhe toponimet si "Dardania", "Iliria", "Arbëria", "Shkodra", "Prishtina" dhe "Tirana".

Gjithsej ishin 350 propozime për riemërtimin e rrugëve, shesheve, urave, ku numri më i madh i propozimeve ishin ato të grupit të këshilltarëve të VMRO-DPMNE, gjithsej 240.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi