Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Shkëndija a jep "Shkëndijë"?! Empty Shkëndija a jep "Shkëndijë"?!

Tue 13 Mar 2012 - 20:23
Mbrëme deri orët e vona të natës kemi biseduar me shumë shokë e miq për gjendjen e përgjithshme aktuale. Të gjitha mundohemi ti "kuptojmë" por…

Shqiptarët e F.y.r.o.m të diskriminuar ndër vite, në vitin 1979 formuan klubin e tyre me të cilin do të mbureshin dhe do të mundoheshin që ti tregonin mbarë opinionit se këto troje na përkasin neve, ngjyrat e klubit u vendos që të jenë tradicionale shqiptare Kuq e Zi. Vendosëm ngjyrat e klubit kuq e zi, sepse e kuqja simbolizon gjakun dhe e zeza tokën, kemi simbol shqiponjën sepse njihet si simbol i krenarisë, a mos vallë dikujt i pengon Shqiponja jonë dhe ngjyra kuq e zi???

A mos vallë dikush tenton të na zëvendësojë Shqiponjën me diçka tjetër? Siç i ndrojnë simbolet e veta kur të ju kujtohet…

Klubi garoj një kohë të shkurt në kampionatin e atëhershëm dhe regjimi komunist i asaj kohe e pezulloi nga kampionati...

Pas klubit Kuq e Zi ka qëndruar dhe qëndron gjithmonë "armata" Kuq e Zi, të quajtur Ballistët, të cilët kanë qenë gjithmonë në numër shumë të madh, simbol i futbollit dhe tifozërisë në vend.

Shkëndija gjithmonë ka sjellë "shkëndijë" kur kan ardhur në shprehje ngjyrat dhe simbolet kuq e zi...

Dje lexoj një artikull në internet ku shkruan se Shkëndija nuk do të mund të zhvillojë ndeshjen e saj të ardhëshme në Tetovë kunder ekipit "V" nga Shkupi, sepse nuk ka siguri nga ana e MPB......

Ishte muaj Maj i vitit 2006 ku Shkëndija luajti ndeshjen me po të njëjtin klub mirëpo në Shkup. Edhe në atë kohë nuk kishte siguri mirëpo loja u luajt, pavarësisht se Unë së bashku me dy persona tjerë përfunduam në spital me lëndime të rënda trupore të rrahur nga disa huliganë tifozë të klubit kundërshtar, emrin e të cilit nuk do ta përmend publikisht kurr për arsye higjienike.

Nëse gjendja e sigurisë nuk është në nivel, kjo a vlen vetëm për Tetovën?!

Ç'faj kemi ne si qytetar që na mohohet shkuarja në stadium?!

Vetëm pse jemi Tetovarë apo shqiptarët nuk kanë të drejtë të shkojnë në stadium?

Nëse MPB thot se gjendja e sigurisë nuk është në nivel, kjo a vlen vetëm për Tetovën? Nëse po atëherë Pse???

Nëse Jo, atëherë pse vetëm në Tetovë nuk ka futboll?

Apo Shkëndija sjell "shkëndijë"???
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi