Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Cili ushqim i bën më mirë trurit në mëngjes Empty Cili ushqim i bën më mirë trurit në mëngjes

Wed 14 Mar 2012 - 13:40
Cili ushqim i bën më mirë trurit në mëngjes 52279Me gjithë respektin për ata që e kufizojnë veten vetëm me një kafe në mëngjes, duhet thënë se një mëngjes i bollshëm është i rëndësishëm për shëndetin dhe na bën që të përballemi më mirë me pjesën tjetër të ditës.

E që të na mbajë zgjuar deri në kohën e drekës, natyrisht që ai duhet të jetë edhe i shijshëm.

Sipas një studimi të fundit, të botuar në Itali, mëngjesi duhet që të ketë si fillesë, patjetër një fetë bukë të lyer me diçka, e cila mund të jetë gjalpë ose reçel, e kombinuar me një filxhan qumësht dhe fruta, një formulë kjo e cila mund të favorizojë ruajtjen e vëmendjes gjatë orëve të ditës.

Livio Luzi, një endokrinolog në Universitetin e Milanos, pohon se mëngjesi gjithashtu, duhet që të balancojë në të njëjtën kohë edhe nivelin e ngopjes me atë të energjisë.

Në të gjitha llojet e mëngjeseve, rekomandohet që të ketë gjithësi disa elemente të përbashkëta: një gotë qumësht, fruta dhe drithëra.

Nëse ato janë të kombinuara përherë, reagimi i trurit mbetet gjithmonë në nivelin e dëshiruar përgjatë gjithë ditës.


(ar.si/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi