Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

 Celularët, përdorimi më shumë se 27 minuta në ditë i dëmshëm Empty Celularët, përdorimi më shumë se 27 minuta në ditë i dëmshëm

Thu 15 Mar 2012 - 9:55
 Celularët, përdorimi më shumë se 27 minuta në ditë i dëmshëm 52333SHBA- Telefonat celularë janë të rrezikshme për shëndetin tonë? Hulumtimet shkencore sillen rreth kësaj pyetje, pa dalë në një konkluzion përfundimtar. Megjithatë ata na japin disa këshilla duke iu përgjigjur një sërë pyetjesh që kanë të bëjnë me përdorimin e telefonave celularë.

1. Pse shumë manuale mësimi këshillojnë mbajtjen larg nga trupi të celularit?
Telefonat lëshojnë rrezatim që përthithet nga trupi, prandaj edhe manualet tregojnë distancat që duhet të mbahet larg trupit për të mos rrezikuar shëndetin. Pra iPhone dhe Nokia N79 sygjerohet largësia1,5 cm nga trupi, ndërsa në rastin e V195 Motorola dhe Blackberry Bold 9780 është 2.5. Sipas studiuesveekspozimi në një kohë të gjatë jashtë këtyre standardeve mund të rezultojë i dëmshëm për shëndetin".


2. Pse Agjencia Ndërkombëtare për Kërkime mbi kancerin i ka përfshirë celularët në mesin e produkteve që mund të jënë kancerogjene?
Më 31 maj 2011, IARC, një agjenci e specializuar e OBSH, e ka klasifikuar rrezatimin e telefonave celularë si "kancerogjen të mundshëm”. Drejtori i IACR, Christopher Wild, në pritje të një "hetimi të mëtejshëm", tha se "është e rëndësishme që të merren masa për të zvogëluar ekspozimin ndaj, kufjeve, e folura me zë të hapur ose përdorimi i SMS-ve."

3. Çfarë lloj rrezatimi lëshojnë celularët dhe cilat janë argumentet e atyre që e mohojnë rrezikun?
Flasim për një rrezatim të pa jonizuar që nuk thyen zinxhirët e ADN-drejtpërdrejt (siç bëjnë rrezet X). Ata mund të jenë të dëmshme, vetëm kur shkaktojnë një rritje të konsiderueshme në temperaturë të indeve (efekti termik). Në një studim të fundit të Nora Volkoë, tregojnë se ky rrezatim mund të jentë në gjendje të ndryshojë funksionimin e qelizave.

5. Sa këshillohet të përdoret celulari dhe kur fillon shfaqja e rrezikut?
1640 orë në dhjetë vjet, ose 27 minuta në ditë, është standardi me të cilin Interphone (në vitin 2000) ka përcaktuar "përdorimin e rrezikshëm". Nëse kaloni këtë prag ju mund të përjetoni efektet e para të dëmshme.

6. Çfarë masash parandaluese kanë marrë shtetet e tjera?
Dy vjet më parë parlamenti francez ka miratuar një ligj që detyron kompanitë celulare të shpjegojnë rrezatimet e secilit model celulari, ndërsa ka ndaluar reklamat që i drejtohen fëmijëve nën moshën 14 vjec. Ndërsa qeveria birtianike këshillon reduktimin e telefonatave në minimum për moshat deri në 16 vjec. Ndërsa Irlanda ka vendosur një paralajmërim tek paketimi i telefonave celularë, ku thuhet: Kujdes, kjo pajisje emeton rrezatim elektromagnetik. Tregimi i kujdesit në parashikohet edhe në ligjet e vendeve si Australia, Finlanda, Rusia dhe Gjermania.
(ma.ar/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi