Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Thaçi: Nëse preken kufijtë..., Shqiptarët jetojnë në një shtet..!!! Empty Thaçi: Nëse preken kufijtë..., Shqiptarët jetojnë në një shtet..!!!

Thu 15 Mar 2012 - 18:09
Thaçi: Nëse preken kufijtë, shqiptarët jetojnë në një shtet

Prishtinë, 15 mars - Me ndryshimin e kufijve në Ballkan, shqiptarët më së miri dhe më së lehti do të jetonin në një shtet të vetëm, ka thënë sot kryeministri Hashim Thaçi.

Këto komente, ai i ka bërë para Kuvendit të Kosovës ku në orët e pasdites pritet të miratohet një rezolutë me anë të cilës do të kundërshtohet mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Kosovës.

Thaçi i ka cilësuar si provokuese dhe rrezik për konflikt të ri pretendimet serbe për mbajtjen e zgjedhjeve.

Ndërkaq ka porositur se nuk ka autonomi për veriun e banuar me shumicë serbe dhe as ndryshim të kufijve të shtetit të Kosovës.

Kryeministri Hashim Thaçi tha se pretendimet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës janë të papranueshme.

Përndryshe, nëse vjen deri te hapja e çështjes së kufijve në Ballkan, atëherë shqiptarët, sipas Thaçit më së miri do të jetonin të bashkuar në një shtet të vetëm.

“Pretendimet që paraqiten aty-këtu për ndonjë autonomi apo status special, nuk janë të vërteta, janë të paqëndrueshme dhe nuk do të ndodhin. Edhe sa i përket pretendimit për ndryshimin e kufijve, unë ua kam bërë të qartë në emër të qeverisë të gjithë miqve ndërkombëtar mesazhin e të gjitha institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës se me pretendime të tilla për ndryshimin e kufijve shqiptarët më së miri dhe më së lehti mund të jetojnë në një shtet të vetëm”, tha Thaçi.

Seanca e Kuvendit pritet të vazhdoj punën rreth orës 15:30 kur në rend dite do të jetë miratimi i rezolutës kundër zgjedhjeve serbe në Kosovë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi