Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Ahmeti: Nëse preken marrëdhëniet ndëretnike, preket ardhmëria e Maqedonisë Empty Ahmeti: Nëse preken marrëdhëniet ndëretnike, preket ardhmëria e Maqedonisë

Tue 13 Mar 2012 - 10:22
Ndamë shqetësimin e përbashkët për incidentet e fundit në Maqedoni. BDI ka dënuar dhe dënon akte të tilla. Akte qyqare, të ulta që rrezikojnë jetën e njerëzve dhe frikësojnë të gjithë qytetarët e Maqedonisë. Kështu e ka komentuar kryetari i BDI-së Ali Ahmeti takimin me ambasadorin amerikan në Shkup, Paul D. Wohlers. “Kërkojmë drejtësia të vihet në vend. Policia e shtetit e inkurajojmë që të kryej punën e vet dhe drejtësia të veprojë mbi çdo kë që cenon sigurinë e të tjerëve. Qasje të jetë mbi të gjithë njësoj dhe të mos veprohet në mënyrë selektive. Çdo familje, çdo mësues është pjesë e kësaj shoqëria, të gjithë të angazhohemi këto akte të dënohen dhe të mos përsëriten. Të gjithë duhet të shqetësohemi dhe gjëra të shëmtuara të mos ndodhin. Të gjitha forcat politike duhet të veprojnë me përgjegjësi”, deklaroi Ahmeti.

Ai ka demantuar të gjitha spekulimet se incidentet janë të kurdisura.

“Ne kemi bërë analiza të thella dhe ne na rezulton që pjesa dërmuese e këtyre aktiviteteve janë spontane dhe nuk ekziston asnjë forcë politike. Ftoj të gjitha partitë të kontribuojnë për raportet ndëretnike sepse nga raportet ndëretnike varet ardhmëria e vendit tonë. Absolutisht nuk qëndrojnë këto vlerësime dhe kjo nuk ndihmon në qetësimin e situatës dhe hedh benzinë në zjarr. Për mua kishte qenë më e lehtë të akuzoj dikë por nuk kemi të dhëna të tilla dhe nuk veprojmë mbi teorinë e konspiracionit. Qasja jonë është shumë njerëzore”, theksoi Ahmeti.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi