Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

7 orë në ditë në celular për 20 vjet, preket nga kanceri Empty 7 orë në ditë në celular për 20 vjet, preket nga kanceri

Sun 25 Mar 2012 - 20:50
7 orë në ditë në celular për 20 vjet, preket nga kanceri Guidare-parlando-al-cellulare-300x2257 orë në ditë në telefon për 20 vjet me radhë. Telefonata që kanë zgjatur minimumi 20 minuta dhe natën celulari i ndezur në largësinë 50 cm nga koka. Nuk ka përdorur kurrë kufjet apo opsionin vivavoce dhe krejt papritur e gjen veten të paaftë për të njohur njerëzit e të pamundur për të ndezur makinën.

Një vizitë te mjeku dhe shumë analiza më pas nxjerrin diçka të frikshme: një tumor në kokë, i njohur si glioblastoma, pikërisht lloji që Agjencia Ndërkombëtare për Kërkimet në Fushën e Kancerit e lidhi vitin e kaluar me fushat elektromagnetike që krijojnë celularët.

Rasti i një shoferi 45-vjeçar nga Torino, i cili po hetohet nga Observatori i Tumoreve Profesionale në Prokurorinë e Torinos, ka rikthyer dyshimet e lidhjes së përdorimit të telefonit celular me kancerin, gjë që në fakt nuk është provuar asnjëherë.

Por, në kushtet kur shkenca është edhe vetë në kërkim të një përgjigjeje përfundimtare, specialistët e fushës kanë këshilluar gjithnjë që të shmanget përdorimi i gjatë i celularit dhe të përdoren më shumë kufjet apo opsioni i volumit të lartë. / G.N.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi