Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

 Dy të rinj të rrahur, në Shkup dhe Tetovë Empty Dy të rinj të rrahur, në Shkup dhe Tetovë

Thu 15 Mar 2012 - 18:10
Dy të rinj të rrahur, në Shkup dhe Tetovë


Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) bëri të ditur për dy incidente që kanë ndodhur dje në mbrëmje, informon agjencia INA.

Incidenti i parë është regjistruar në lagjen Fushë Topanë të Shkupit, ku siç thuhet është rrahur një 17 vjeçar nga 10 persona të panjohur.

Incidenti ka ndodhur kur 17 vjeçari po lëvizte në këtë zonë dhe për një moment është sulmuar dhe rrahur fizikisht nga personat e panjohur. Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe është vënë në ndjekje të personave.

Incidenti i dytë ka ndodhur në Tetovë kur një nxënës 14 vjeçar i shkollës fillore "Kiril dhe Metodi" u rrah nga dy të rinj. Policia bëri të ditur se incidenti ka ndodhur në oborrin e kësaj shkolle në Tetovë. Policia nuk ka dhënë identitetin dhe përkatësinë etnike të viktimave të sulmuara. (INA)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi