Falsifikator, por jo i zotë, ngatërron presidentin tek kartëmonedha 100 dollarëshe
Thu 15 Mar 2012 - 18:57
Memphis, 14 Mars 2012, NOA - James Rhyne, nga Memphis, ka dalë në faqe të parë të gazetave si një nga hajdutët më të “trashë” në mbarë botën.
Megjithatë duhet të njihet dhe merita e Rhyne, pasi është një artist që gjithsesi zotëron talent dhe ka qenë pikërisht ky fakt që e ka shtyrë të bëhej falsifikator.
Rhyne, pasi kishte mbarur së ngrëni në një restorant, në momentin që duhet të paguante llogarinë nxori nga portofoli i tij një kartëmonedhë 100 dollarëshe.
Kasieria duke e parë me dyshim e pyeti se përse po paguante me këtë kartëmonedhë duke i kërkuar shpjegime.
Rhyne insistoi që të bënte pagesën dhe në këtë moment një truproje ndërhyri dhe e ftoi zotërinë të priste autoritetet.
Faktikisht, kartëmonedha 100 dollarëshe me të cilën Rhyne donte të paguante llogarinë paraqiste presidentin Lincoln, në vend që të ndodhej Benjamin Franklin.
Për sa i përket pjesës tjetër kartëmonedha ishte më se e realizuar dhe vetëm gabimi i “tmerrshëm” bëri dallimin e saj.
Mund të themi se ende nuk është shumë e qartë se si ka mundësi që Rhyne, i cili me shumë mjeshtëri realizoi të gjithë kartëmonedhën gaboi në një pikë të tillë.
r.b/NOA

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi