Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kishte humbur prej një muaji në pyll: Më shpëtoi macja Empty Kishte humbur prej një muaji në pyll: Më shpëtoi macja

Thu 15 Mar 2012 - 19:02
Kishte humbur prej një muaji në pyll: Më shpëtoi macja Mace-noaLondër, 14 Mars 2012, NOA - Kishte një muaj që ishte zhdukur, pasi kishte humbur në pyllin kombëtar të Nju Meksiko.

Margaret Page, 41 vjeçe, nga Albuquerque, kishte dalë për një ekskursion më 10 shkurt dhe nuk ishte kthyer më në shtëpinë e saj.

Familja e kishte denoncuar këtë fakt, por ende për arsye të paqarta, policia i nisi hetimet një jave me vonesë.

Fatmirësisht ajo u gjet, edhe pse gjendja e saj nuk ishte nga me të mirat, kjo pasi Margaret tepër e uritur shumë e dobësuar dhe brenda një çadre blu së bashku me macen e saj.

Margaret ishte nisur për këtë ekskursion së bashku me macen e saj Maya, 8 vjeçe.

Agjentët që e gjetën pohuan se ka qenë pikërisht ajo që e ka ndihmuar për të mbijetuar për tre javë, kjo dhe në një vend ku temperaturat ishin nën zero pothuajse çdo natë.

Me sa duket macja dhe padronia e saj kanë ndihmuar njëra tjetrën duke u ngrohur.

Fatmirësisht pranë tyre ka qenë dhe një lumë, ku falë burimit arritën të siguronin ujin.

Autoritet akne bërë të ditur se Margaret kishte humbur 9 deri në 12 kilogramë dhe menjëherë u shtrua në spital, ndërsa macja duhet thënë se ishte në gjendje më të mirë fizike.

r.b/NOA
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi