Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Fushatë për personat me sindromin Down  Empty Fushatë për personat me sindromin Down

Fri 16 Mar 2012 - 0:15
PRISHTINË, Kosovë – Organizata Down Syndrome Kosova, në bashkëpunim me Klubin për bamirësi në Universitetin Amerikan të Kosovës, kanë ndërmarrë një fushatë për vetëdijesimin e qytetarëve ndaj kategorisë së prekur me sindromën Down. Me moton “Dua të mësoj”,fushata në fakt ka nisur qysh më 9 mars dhe ajo do të zgjasë deri më 21 mars, që njëherësh është edhe shënimi i Ditës Botërore të sindromës Down. Ligjërata me temën “Dua të mësoj – Sindromi Down”, që ka për qëllim vetëdijesimin e nxënësve të shkollave fillore dhe thyerjen e stereotipeve për personat e prekur me këtë sëmundje, do të mbahen në 7 komuna:
Prishtinë, Pejë, Mitrovicë, Prizren, Gjakovë, Gjilan dhe Ferizaj dhe do të kenë fokus nxënësit e klasës së pestë. Fushata përcillet me marshin solidar që do të organizohet më 16 mars në orën 12.00 nga hotel Grand dhe do të përfundojë në Sheshin Nëna Terezë në orën 12.40, qëllim i të cilit është për t’i informojë qytetarët se personat e prekur me sindromën Down janë të gatshëm të integrohen dhe të kontribuojnë për shoqërinë kosovare. Fushata do të përmbyllet me një program artistik më 21 mars, që do të mbahet në Teatrin Kombëtar në kryeqytet, i cili do të udhëhiqet dhe do të performohet nga vetë personat e prekur me sindromën Down. Burimi i lajmit: /rtvfan.net/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi