Nëse thoni që keni shëndet të mirë, do të jetoni më gjatë
Fri 16 Mar 2012 - 1:56
Promovimi i shëndetit tuaj të mirë do t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë, të paktën kështu pohojnë shkencëtarët nga Universiteti i Zurichut. Studimi i tyre ka treguar që të anketuarit të cilët rregullisht kanë deklaruar që “ndihen shumë mirë” kanë pasur rrezik shumë më të vogël nga vdekja se sa ata, të cilët në pyetjen se si ndihen janë përgjigjur “keq”. Ekipi hulumtues kështu ka përfunduar se si të menduarit pozitiv ndihmon edhe në planin shëndetësor. “Rezultatet tona tregojnë që personat të cilët gjendjen e vet shëndetësore e vlerësojnë si të shkëlqyeshme i kanë të gjitha atributet ta përmirësojnë dhe ruajnë shëndetin e tyre. Pra kjo përfshin të menduarit pozitiv, respektivisht shikimin optimist në jetë dhe të qenit të kënaqur me jetën tuaj”, ka shpjeguar David Fäh, një nga udhëheqësit e studimit që ka zgjatur më shumë se tridhjetë vjet. Burimi i lajmit: /rtvfan.net/
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi