Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Udhëtimi në hapësirë të lë të verbër  Empty Udhëtimi në hapësirë të lë të verbër

Fri 16 Mar 2012 - 2:20
Udhëtimi në hapësirë të lë të verbër  1961-1st-manVostok_1442391i-300x193SHBA – Sytë dhe truri i një njeriu mund të pësojnë dëmtime të rënda nëse qëndojnë shumë kohë në hapësirë, vërtetoi një studim i ri i publikuar të martën. Testimet u kryen duke parë se si ndikonte mungesa e gravitetit në pjesë të ndryshme të pajisjeve që qëndrojnë në orbitën e Tokës për muaj ose vite, duke simuluar më pas të njëjtat efekte, mbi trupin njerëzor. Gjithashtu, u morën në shqyrtim ndryshimet e vërtetuara tek disa austronautë, në misionet e tyre të shkurtëra në hapësirë. Përfundimet ishin të qarta. Ata që i nënshtrohen një fluturimi disa mujor në hapësirë, mund të zhvillojnë anormalitete në tru, në të njëjtën kohë që rrezikojnë të humbin shikimin e tyre. Studimi i publikuar në Gazetën e Radiologjisë u udhëhoq nga Larry Kramer, një profesor në diagnostikimin dhe ndërhyrjen nëpërmjet imazheve në Spitalin Universitar të Houstonit, SHBA. Sipas provave të grumbulluara, lëngu celebral që rrethon trurin, si pasojë e mungesës së gravitetit fillon të përthahet dhe diçka e tillë mund të sjellë dëmtimin e pakthyeshëm të syve. Midis efekteve të tjera negative të mungesës së peshës së rëndesës janë edhe dobësimi i strukturës kockore, atrofizimi i muskujve apo çrregullimi i lëvizjes së gjakut në trupin e njeriut. Burimi i lajmit: /rtvfan.net/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi