Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Udhëtimi në trenin e çmendur Empty Udhëtimi në trenin e çmendur

Tue 19 Jun 2012 - 18:32
Të gjithë të varurit nga adrenalina do të kenë shansin që të provojnë në të ardhmen një aventurë unike, atë të trenit “ekstrem” më të frikshëm në botë.
Në një park lojrash në Kolorado, SHBA, u hap në fundjavë pista më sfiduese dhe emocionuese e trenave të lojrave.
Përveçse ka rënien më të lartë në botë, pista e trenave ndodhet edhe në një destinacion spektakolar, e rrethuar nga male të larta në të gjitha anët, ndërsa në horizont mund të duket edhe qyteti dhe një luginë spektakolare.
Të gjithë ata që kanë kurajon të hapin sytë gjatë këtij udhëtimi të çmendur, do të ishin në gjendje që të shikonin se si kalojnë kokëposhtë në një lartësi prej qindra metrash nga lumi i Kolorados, në një prej pamje rrënqethëse dhe me dijeninë se vetëm shinat e varuar me të cilat vagoni i tyre është i lidhur i pengojnë nga rënia fatale.
Ndërtimi i kësaj piste mbrësëlënëse kushtoi rreth një milionë dollarë, por organizatorët shpresojnë që kjo shifër t’u shpërblehet, duke shndërruar parkun e tyre në një destinacion turistik për të ardhmen.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi