Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Johansson: U ndjeva e dhunuar  Empty Johansson: U ndjeva e dhunuar

Fri 16 Mar 2012 - 2:39
Johansson: U ndjeva e dhunuar  Images15Vitin e kaluar disa foto nudo të Scarlett Johansson u shpërndanë në internet pasi një hacker hyri në adresën e hotmail-it të aktores dhe mori fotot personale të saj duke i bërë publike. 27-vjeçarja ende është e tronditur nga kjo histori: “Ishte e tmerrshme! U ndjeva e dhunuar dhe e kuptova se sa pak duhet që të shkatërrosh një person. Ajo histori më bëri të ndihesha shumë e dobët, si asnjëherë tjetër në jetën time.” Aktorja shtoi për revistën ‘Stylist’: “Në fillim mendoja se ishte dikush që njihja dhe dyshoja tek miqtë e mi që kam 20 vjet që i njoh. U bëra paranojake dhe kur mora vesh që nuk ishte asnjëri prej tyre u çlirova shumë.” Christopher Chaney, 35-vjeçari nga Jacksonville (SHBA), është arrestuar dhe deklaroi kohë më parë në një stacion televiziv të Floridës se hyrja në adresat e VIP-ave fillimisht ishte një mënyrë për të kaluar kohën, por më pas u kthye në “sëmundje”. “Në fillim isha thjesht kurioz, por më pas mu bë ves. U lehtësova kur policia erdhi dhe sekuestroi kompjuterin sepse vetë nuk isha në gjendje të ndaloja”, pati deklaruar Chaney. Burimi i lajmit: /rtvfan.net/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi