- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
Johansson dhe Longoria kundër Romney
Tue 16 Oct 2012 - 16:25
Në garën kundër presidentit Barack Obama, kandidatit republikan Mitt Romney do t’i duhet të përballet edhe me dy figura të mirënjohura, por jo të politikës.
Bëhet fjalë për Scarlett Johansson dhe Eva Longoria që kanë dalë kundër Romney për çështjen e abortit.
Dy aktoret shfaqen në një spot elektoral të regjisorit Rob Reiner, që është transmetuar në shkallë kombëtare, madje në shtete që janë kthyer në fushë beteje si Kolorado dhe Virxhinia.
Spoti i shkurtër do të transmetohet gjatë programeve që do t’i drejtohen elektoratit femëror. Mesazhi është se një votë për Romneyn është një votë kundër të drejtave të grave.
“Republikanët po kërkojnë të ripërcaktojnë dhunimin”, thotë Johansson, ndërsa Longoria kritikon Romney-n se ka kërcënuar me shkurtime fondesh organizatën Planned Parenthood.
“Përfshirë këtu fondet për ekzaminimet kundër kancerit”, thotë ylli i “Shtëpiake të Dëshpëruara”.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi