Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristiina
Kristiina
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 5449
<b>Hobi</b> Hobi : Noti...
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : GRECCE
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/01/2010

Romney, qasje miqësore emigrantëve Empty Romney, qasje miqësore emigrantëve

Fri 22 Jun 2012 - 17:01
Romney, qasje miqësore emigrantëve RomneyMitt Romney i ofroi nje qasje miqesore emigranteve te Amerikes me zotimet per afrim me votuesit hispanike, nje grup qe siç tregojne anketat vazhdon të përkrahë fuqimisht Presidentin Barack Obama para zgjedhjeve te nentorit. Hapat e propozuara nga kandidati republikan, megjithate jane modeste.

Romney foli perpara nje grupi zyrtaresh hispanike ne Florida, te cileve do t`u drejtohet me vone edhe Obama. Toni shume me i moderuar i tij mbi nje sere çështjesh qe shqetësojnë këtë komunitet, kontrastonte ndjeshëm me qëndrimin e ashpër gjatë paraprakeve.

Teksa nenvizonte linjen qe do te ndiqte si president, Romney u perqendrua tek ekonomia, duke argumentuar se familjet hispanike kane vuajtur si pjesa tjeter e vendit gjate qeverisjes se Obames.

"Do t’ju kërkoj t’i hidhni një vështrim 3 viteve e gjysmë të fundit dhe të pyesni veten nëse mund të bëjmë më mire. A është Amerika ku hispanikët kanë 11 për qind papunësi, vendi i endrrave tona? Ne mund të bëjmë më mirë se kaq", tha Romney.

Por fjalimi i pare i ish guvernatorit te Masachusets-it mbi emigracionin nuk ishte i pasur ne politika. Romney, siç permendet ne media, i beri vetes nje pyetje e pastaj dha nje pergjigje evazive. Kandidati Republikan tha: shpesh pyes veten nese do te lejoj vazhdimesine e veprimeve te presidentit per t'i dhene fund deportimit te femijeve e te rinjte te paligjshem ne Shtetet e Bashkuara. Pas kesaj u pergjigj se ai vete ka ndermend nje zgjidhje afatgjate per kete problem dhe se do te ndjeke nje rruge tjeter. Por se cila ishte ajo, nuk e permendi fare.

Zotimi i Obames javen e kaluar per nje ndryshim te politikave, ne menyre qe tu jepet mundesi të rinjve ilegale ne amerike te qendrojne atje, te studiojne e te ndjekin karrierat e tyre, gjeti mbeshtetje te menjehershme ne komunitetin e emigranteve. Shume mendojne se kjo levizje mund ta ndihmojë presidentin ta konsolidojë mbështetjen mes votuesve hispanikë ne zgjedhjet e nëntorit.
tch
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi