Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Qasje të gabuara mbi gabimet e të arrestuarve Empty Qasje të gabuara mbi gabimet e të arrestuarve

Sun 16 Mar 2014 - 18:27
Konflikti në Siri ka sjellë solidaritetin e të gjithë botës me viktimat e pafajshme, shumica e të cilëve gra e fëmijë, të masakruar brutalisht nga dora vrastare e një regjimi kriminal. Kudo, në të gjithë botën, mbarë opinioni ndërkombëtarë duke përfshirë shoqëri civile, klasën politike, mediat e shumë aktorë të tjerë, kanë shprehur dhimbjen për kasaphanën që po ndodh atje dhe madje ka gjithashtu një angazhim mbarëkombëtar nga shumë aktorë për të dhënë kontributin e tyre, sipas mundësisë, sekush në fushën e profilin e vet.
Një ndër kategoritë e shumta të njerëzve të përfshirë në këtë përpjekje për të ndihmuar Sirinë  është edhe ajo e besimtarëve anëkënd botës, ku disa prej të cilëve e kanë kuptuar detyrimin për të ndihmuar duke marrë pjesë në luftë kundër regjimit të Asadit. Prej tyre ka disa që më shumë se kanë ndihmuar ia kanë shtuar telashet popullit sirian, duke devijuar konfliktin në drejtime ideologjike krejtësisht pa lidhje me motivet e luftës. Ata predikojnë se kjo është një luftë e shenjtë, e si e tillë kjo është rruga për në parajsë, duke e argumentuar këtë me terma fetarë, nëpërmjet të cilëve kanë arritur të bindin individë të ndyrshëm.
Në të vërtetë kjo pikëpamje është e gabuar. Xhihadi që ata pretendojnë se po zbatojnë nuk ka lidhje me pikëpamjet e Islamit mbi luftën dhe paqen, që nuk ka asnjë lidhje me veprimet e tyre aventureske të ngritura mbi vetëgjyqësi. Keqkuptimi i tyre vjen nga mungesa e formimit fetar, duke i bërë të keqinterpretojnë argumentet e fesë: ose nuk i kuptojnë ose nuk i njohin fare dispozitat e Islamit mbi këto çështje. Hoxhallarë të shumtë, në të gjithë vendin, e kanë theksuar vazhdimisht këtë, që kur u shfaqën rastet e para të luftëtarëve në Siri, por megjithatë disa besimtarë, e madje edhe predikues fetarë, kanë vijuar me kokëfortësi në qendrimin e tyre, duke iu kundërvënë me tone të ashpra atyre. Kjo i çoi disa prej tyre në një rrugë pa krye.
Pas kësaj vjen një tjetër qasje e gabuar tek një masë e madhe aktorësh që kanë reaguar kundër këtij fenomeni.
Kategoria e parë janë mediat, të cilat gëzojnë në raste të tilla, duke u futur në garë kush e kush të mbushë faqet e gazetave apo kronikat me lajme nga më shokueset, shumica prej të cilave krejtësisht të pasakta, e madje të trajtuara pa kurrfarë profesionalizmi. Disa prej tyre kërkojnë nëpër internet foto individësh me mjekrën më të gjatë, për të ilustruar një ngjarje me të cilën ata nuk kanë asnjë lidhje. Media të tjera, si për ta shtuar më shumë dozën e panikut apo edhe të urrejtjen e fobinë ndaj një komuniteti të tërë, përpiqen të kontaktojnë ndonjë punonjës anonim të SHIK-ut, apo të Policisë së Shtetit, të cilët tregojnë se shumë informatorë qenkan infiltruar në rradhët e besimtarëve, për ta shtuar sa më shumë numrin e të arrestuarve. Pas kësaj, njerëzit nëpër xhami duhet të mbesin duke parë përreth për t’u ruajtur, se ndoshta mund të bëhen viktima e rradhës, në këtë prirje për të zbuluar sa më shumë terroristë duke djegur edhe të njomin me të thatin. Kjo është shumë e ulët për një profesion fisnik si ai i gazetarit. Mediat kanë për detyrë informimin e jo të përhapin panik e dyshime ndërmjet njerëzve.
Kategoria e dytë janë Policia e Shtetit dhe organet hetimore, të cilët mund të kishin vepruar në mënyrë më të matur, pa shfaqur një spektakël të tillë të panevojshëm që agravon situatën. Këto institucione janë përgjegjëse për rendin dhe duhet të jenë të kujdesshme në veprimet e tyre kur kemi të bëjmë me probleme shumë të ndjeshme, të cilat mund të shkaktojnë panik tek qytetarët, ashtu si edhe mund të nxisin urrejtjen, pikërisht atë kundër të cilës drejtohet kjo fushatë arrestimesh. Në të kundërt me këtë, organet hetimore, policia, por edhe punonjës të shërbimit informativ, e kanë ushqyer shtypin me materiale nga më fantastiket, të cilat kanë krijuar një atmosferë të pasur paragjykimesh, keqkuptimesh  që nuk janë aspak të shëndetshme për shoqërinë.
Besimtarët në përgjithësi, ata muslimanë apo edhe të feve të tjera qofshin, janë pjesa më e shëndoshë e vendit. Ata përpiqen kudo të ofrojnë vlerat më të mira në këtë shoqëri që po vuan sot nga shumë sëmundje shoqërore, dhe roli i tyre në shoqëri është i domosdoshëm. Nuk mund të etiketosh Islamin dhe besimtarët që frekuentojnë xhamitë me terma të tillë, duke i identifikuar me pesë apo gjashtë individë, fajtorë ose jo qofshin.
Së fundmi, një këshillë miqësore për Komunitetin Musliman. Gjëja më e lehtë është të distancohesh nga ata besimtarë qofshin këta edhe imamë të vetëshpallur, por kjo nuk zgjidh asgjë dhe gjithashtu nuk e shfajson komunitetin nga përgjegjësitë e veta. Komuniteti musliman është dhe duhet të jetë përfaqësuesi i të gjithë besimtarëve, edhe i atyre “mëkatarëve”. Natyrisht, ata që kanë kryer vepra penale do të duhet të përballen doemos me drejtësinë, por kjo nuk trajtohet me shpërfillje dhe KMSH-së i takon të bëjë gjithçka për të ruajtur bashkësinë që drejton. Në të vërtetë nuk ka njeri pa mëkate në këtë botë, ndaj dhe drejtuesve të fesë (sidomos) u takon të dinë t’i qendrojnë më pranë “mëkatarit” dhe do të duhet ta kishin bërë këtë më herët. Ata që gabojnë duhet t’i këshillojë, t’i orientojë kah e mira dhe jo t’i përjashtojë apo t’i anatemojë. Filozofia e përjashtimit dhe anatemimit nuk i shërben askujt, veçse mund të rrisë gabimet e të përjashtuarve. Vetë  këta individë fundja janë produk i izolimit.

Neki Kaloshi
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi