Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Stërviste terroristët në Facebook, arrestohet marokeni Empty Stërviste terroristët në Facebook, arrestohet marokeni

Fri 16 Mar 2012 - 15:31
Stërviste terroristët në Facebook, arrestohet marokeni Terrorist-noaLondër, 16 Mars 2012, NOA - Stërvitje për përdorim armësh dhe eksplozivësh dhe kjo vetëm për qëllime terroriste.

Pikërisht me këtë akuzë është arrestuar në Breshia një maroken 20 vjeçar që madje në Facebook kishte krijuar një grup për të ndarë instruksione dhe informacione të nevojshme.

Aktiviteti i të riut, që jeton prej moshës 6 vjeçare në një provincë të Breshias, u zbulua falë monitorimeve të shumta të faqeve të internetit të cilat përmbanin diskutime dhe dokumente mbi tematika xhihadiste.
Marokeni i arrestuar binte në sy për sa i përket vëmendjes që tregonte në aspektin e veprimtarisë së xhihadit.

Hetimet ndër të tjera dokumentuan dhe aspekte të tjera, se si J. M. kishte krijuar grupin e tij në Facebook, në të cilin prestarët mund të ndanin instruksionet mbi asemblimin e eksplozivëve apo dhe mbi përdorimin e armëve.

Një tjetër rregull që ishte vendosur nga i riu maroken ishte se “nuk lejohej asnjë video me këngë fetare, por vetëm armë dhe eksplozivë”.

Falë Facebook mund të themi se J. M., paraqet një rast tipit të shpërndarjes së kriminalitetit, ku në këtë rast atë dhunës të organizuar për qëllime terroriste.

r.b/NOA
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi