Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

36% e përdoruesve hyjnë në facebook pasi kanë bërë seks, ja 9 gjërat që nuk dini për facebook Empty 36% e përdoruesve hyjnë në facebook pasi kanë bërë seks, ja 9 gjërat që nuk dini për facebook

Wed 27 Jun 2012 - 3:50
36% e përdoruesve hyjnë në facebook pasi kanë bërë seks, ja 9 gjërat që nuk dini për facebook Facebook1-300x163Dihet se facebook është media sociale më e famshme sot në botë. Është media e cila ka thithur numrin më të madh të klikuesve dhe ka numrin më të madh të përdoruesve që janë regjistruar në të, por njëkohësisht është media që ndryshon dita ditës rregulloren dhe parametrat e saj.

Pra, siç citon alb-observer.com, duhet gjithnjë të jemi në gatishmëri për t’u kujdesur për parametrat e llogarisë tonë e të kujdesemi për sigurinë e saj. Por, nuk është vetëm kjo që përdoruesit e facebook-ut nuk vënë re, janë shumë gjëra të tjera të cilat ne i injorojmë…

Cilat janë ato?

1. Një përdorues mesatar në facebook ka rreth 130 miq.

Por, ju mos u shqetësoni për publicitetin tuaj në median sociale, pasi mesatarja e numrit të miqve arrin në 130, ndërsa femrat e kalojnë disi lehtë këtë shifër. Madje, ajo që duhet theksuar është fakti se, çdo përdorues i facebook-ut, nuk komunikon apo shkëmben fotografi dhe informacione të tjera me më shumë se 7 persona.

2. Më shumë se 25% e përdoruesve janë ndarë për shkak të facebook-ut.

Në një studim të kryer posaçërisht në vitin 2010, u zbulua se në 1000 përdorues që morën pjesë, 25% e tyre mësuan se ishin ndarë nga statusi i Bashkëshortëve të tyre në Facebook. Mbi 75% prej tyre që mësuan lajmet e këqija, ishin meshkuj!

3. Facebook nuk lejon të publikohen fotografi me nëna që i japin gjoks fëmijës.

Sigurisht që keni parë shumë fotografi me femra të zhveshura, deri dhe faqe me dhunë, por facebook është shumë i ashpër me disa tema të cilat i konsideron delikate dhe nuk lejon publikimin e tyre, ku veçojnë nënat që u japin gjoks fëmijëve. Në studimin e bërë, 1000 femra të cilat “publikuan” fotografi të tilla, morën një mesazh ku u njoftohej se ndalohet publikimi i fotografive të tilla.

4. Facebook është fajtor për 1 në 5 divorce

Sipas studimit amerikan të kryer nga Akademia e Avokatëve të së Drejtës Familjare, 1 në 5 divorce fajëson facebook-un, pasi njëri në çift gjeti mesazhe… tek profili apo në kutinë postare të bashkëshortit/es së tij!

5. Al Pacino ishte “personaliteti” i parë i facebook.

Duhet ta mbani mend që në 2007-ën, para se të hynit në facebook shfaqej e krijuar me numra dhe germa një fytyrë. Pra, ajo fytyrë ishte e Al Pacinos, të cilën e kishte krijuar miku i Zouckerberg, Andrew McCollum.

6. 36% e përdoruesve hyjnë në facebook pasi ata kanë bërë seks!

Siç duket, pas cigares dhe gjumit, facebook-u tashmë është pjesë e pandarë e jetës së të rinjve, pasi sipas një studimi të bërë, 35% e përdoruesve nën moshën 36-vjeçare, hyjnë në profilin e tyre për të parë mesazhet pasi kanë bërë seks!

7. Më shumë se 350 milionë njerëz janë të pasionuar marrëzisht me facebook-un dhe kanë varësi prej tij.

Një ekip psikologësh amerikanë, pohoi se më shumë se 350 milionë njerëz kanë varësi nga facebook dhe se paraqesin simptoma mungese në përqendrim, si dhe simptoma nervozizmi nëse ata nuk kontrollojnë shpeshherë profilin e tyre.

8. Përdoruesit e facebook-ut, kanë nivel më të ulët shkollor sesa ata që nuk e përdorin atë.

Studimi u krye nga Universiteti i Ohajos dhe tregoi se përqindja më madhe e njerëzve me nivel të lartë shkollor dhe që kanë kryer studime pasuniversitare, nuk disponojnë profile në facebook.

9. Një restorant ofronte hamburger për të gjithë ata të cilët fshinin 10 miq nga profili i tyre në facebook.

Është e vërtetë se në 2009-ën, një restorant dhuronte një hamburger special për atë që kishte fshirë 10 miq nga profili i tij.
Më pas, administratorët e restorantit, u dërgonin mesazhe miqve të fshirë ku u shkruanin: “Miku juaj ju fshiu për një hamburger!”./alb-observer.com/
Gangsterja
Gangsterja
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 343
<b>Hobi</b> Hobi : Te shoh lot dhe gjak ne syt e rivales..
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tek xemla njonit...
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 27/06/2012
http:// bvnm,../

36% e përdoruesve hyjnë në facebook pasi kanë bërë seks, ja 9 gjërat që nuk dini për facebook Empty Re: 36% e përdoruesve hyjnë në facebook pasi kanë bërë seks, ja 9 gjërat që nuk dini për facebook

Wed 27 Jun 2012 - 9:24
nuk dashka me hy me neper fb se na shkoi jeta per ters atehere...
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

36% e përdoruesve hyjnë në facebook pasi kanë bërë seks, ja 9 gjërat që nuk dini për facebook Empty Re: 36% e përdoruesve hyjnë në facebook pasi kanë bërë seks, ja 9 gjërat që nuk dini për facebook

Wed 27 Jun 2012 - 9:28
ha ha ha kjo e 9 qenka e forte 36% e përdoruesve hyjnë në facebook pasi kanë bërë seks, ja 9 gjërat që nuk dini për facebook 3631317773 36% e përdoruesve hyjnë në facebook pasi kanë bërë seks, ja 9 gjërat që nuk dini për facebook 3631317773 kujtova se i thonin miku juaj ju q...per nje hamburger 36% e përdoruesve hyjnë në facebook pasi kanë bërë seks, ja 9 gjërat që nuk dini për facebook 81192
Sponsored content

36% e përdoruesve hyjnë në facebook pasi kanë bërë seks, ja 9 gjërat që nuk dini për facebook Empty Re: 36% e përdoruesve hyjnë në facebook pasi kanë bërë seks, ja 9 gjërat që nuk dini për facebook

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi