Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

AK: Kallëzimi penal për Spahiun, qeveria i plotësoi kërkesën Athinës Empty AK: Kallëzimi penal për Spahiun, qeveria i plotësoi kërkesën Athinës

Fri 16 Mar 2012 - 17:51
AK: Kallëzimi penal për Spahiun, qeveria i plotësoi kërkesën Athinës 52230_2TIRANE- Aleanca Kuq e Zi reagon sot lidhur me procedimin penal të kërkuar ndaj ish kreut të KLD Kreshnik Spahiu, në përfundim të punës së komisionit hetimor të ngritur ndaj tij, që thotë se Spahiu ka devijuar nga institucioni kushtetues dhe ka tentuar të cenojë marrëdhëniet me fqinjët.

Po sipas raportit, më veprimtarinë e tij paralele edhe si nënkryetar i KLD-së edhe si drejtues i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka shkelur rëndë Kushtetutën dhe ka sfiduar institucionin e KLD-së.

Sipas Aleancës, Topalli ka kërkuar procedim penal për Spahiun pasi e akuzon atë për prishje të marrëdhënieve me Greqinë.
"PD akuzon Spahiun për prishjen e marrëdhënieve me Greqinë. Faqezinjtë kërkojnë procedim penal për kuqezinjtë. PD kërkon gjykim të nacionalizmit shqiptar”, thuhet në reagimin e tyre.

Aleanca kërkon hetim popullor për qeverinë, sipas saj më të korruptuar në Europë.
“Qeveria plotësoi kërkesën e Athinës. Hetim popullor për qeverinë më të korruptuar në Europë”, thuhet më tej në deklaratë.
(ma.ar/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi