Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Zbulohet një specie e re njerëzore Empty Zbulohet një specie e re njerëzore

Fri 16 Mar 2012 - 19:17
Zbulohet një specie e re njerëzore 1159-275x300Për herë të parë, lajmin nuk e bën fosili më i vjetër i zbuluar në botë, por ai më i riu. Fjala është për eshtrat gjetura të 4 personave, të cilët mund të kenë jetuar gjatë periudhës mes 11.000-14.000 viteve më parë.

Të gjetura në Kinë, në një zonë në jug të saj, brenda dy guroreve, ato flasin për individë mjaft të veçantë dhe që ngjajnë me një specie të ndryshme njerëzore nga ajo që mendohet se ka ekzistuar në atë kohë të historisë.

Siç ndodh shpesh në paleontologjinë e njeriut, edhe në këtë rast, gjendemi të ballafaquar me një përzierje të elementëve njerëzorë modernë dhe arkaikë, krejt të pazakontë.

Aq e pazakontë, në fakt, saqë dijetarët nuk dinë si ta klasifikojnë dhe prandaj kanë menduar ta cilësojnë si një “specie të veçantë njerëzore”.

Kjo pasi, disa karakteristika të saj duket të jenë unike.

Kështu, balli i saj i lartë dhe i shquar është ndryshe nga ai i modelit njerëzor që jetonte në atë periudhë, Sikundër, krejt të veçantë duket se e bëjnë edhe kockat e holla të kafkës, fytyra e shkurtër dhe hunda e gjerë.

"Këto fosile mund t'i përkasin një popullsie arkaike, deri tani të panjohur, që mbijetoi gati deri në fund të Periudhës së Akullt, rreth 11.000 vjet më parë”, shkruhet në studimin përkatës.

e.t/NOA
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi