Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Hyn në guinnes, australiani hidhet nga 22 km lartësi Empty Hyn në guinnes, australiani hidhet nga 22 km lartësi

Fri 16 Mar 2012 - 22:03
Hyn në guinnes, australiani hidhet nga 22 km lartësi ParashuteVjenë, 16 mars 2012, NOA- Austriaku Felix Baumgartner ka realizuar me sukses hedhjen e tij të parë me parashutë në atmosferë nga një lartësi prej 22 kilometrash, duke arritur shpejtësinë maksimale prej 586 kilometër në orë me rënie të lirë.

Siç raporton noa.al, hedhja zgjati 8 minuta e 8 sekonda dhe bëri që Felix Baumgartner të marrë çmimin guinnes.

Austriaku 42 vjeçar është njeriu i tretë që është hedhur nga një lartësi e tillë me parashutë, pas amerikanit Joe Kittinger dhe sovjetikut Eugene Andreev, të cilët kaluan 20 kilometra lartësi gjatë luftës së ftohtë në fillim të viteve ’60.

Kapsula e vogël e lidhur me një top stratosferik special i mbushur me helium, ka lejuar që austriaku të arrijë lartasinë mbi 22 kilometra në shkretëtirë, në Roswll të New Meksiko.

“Panorama ishte mbreslënëse, më mirë nga sa mund ta imagjinosh”, u shpreh Baumgartner pas hedhjes për Le Figaro.

a.y/noa.al
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi