Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Nëndetëse private, loja e re e pasanikëve Empty Nëndetëse private, loja e re e pasanikëve

Sat 17 Mar 2012 - 3:08
Kaliforni, 16 mars 2012, NOA- Konsiderohen si loja e re e milionerëve, nëndetëset private do u lejojnë të zbulojnë mrekullitë e botës nënujore duke udhëtuar si në një udhëtim krociere përkrah delfinëve.Modelet më të lira nisin nga 1.7 milionë dhe mund të shkojnë deri në 80 milionë dollarë.Siç informon agjencia e lajmeve noa.al, thesaret argëtuese për pasanikët u ndërtuan nga inxhinieri i Point Richmond në Kaliforni, Graham Hawkes.Laboratori i tij ndodhet në portin e San Franciskos, ndërsa kompania në pronësi të tij quhet Hawkes Ocean Technologies, por nuk është e vetmja.Triton Submarines, e ndodhur në Vero Beach, në Florida, është një tjetër ndërmarrje e specializuar për nëndetëse për të pasurit.Duket se ky është një biznes i vërtetë të cilin as kriza ekonomike nuk e ka vënë në vështirësi.Si të mos mjaftonte Graham Hawkes dhe e shoqja kanë hapur një shkollë për të mësuar pilotimin e nëndetëseve, në mënyrë që të tërheqin sa më shumë klientë.

Por Hawkes nuk ndalet me kaq, pasi po projekton të ndërtojë nëndetëse edhe për më pak të pasurit dhe synon ta zbresë çmimin e “Ferrarit” të oqeanit deri në 250 mijë dollarë.

a.y/noa.al
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi