Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Rusët dëshmojnë përplasjet e nëndetëseve të tyre me nëndetëse antropoide dhe UFO-sh! Empty Rusët dëshmojnë përplasjet e nëndetëseve të tyre me nëndetëse antropoide dhe UFO-sh!

Thu 19 Jul 2012 - 22:15
Rusët dëshmojnë përplasjet e nëndetëseve të tyre me nëndetëse antropoide dhe UFO-sh! Ruset-300x285Takimet e nëndetëseve ruse me objekte nënujore antropoide: Çfarë fshihet nën sipërfaqen e Pol Stonehill?

Verën e vitit 1982, Mark Shteynberg, sëbashku me toger Gennady Zverev, po kryenin një trajnim me zhytësit e forcave speciale të marinës në Turkestan dhe Azinë Qendrore në baza ushtarake. Trajnimi kishte filluar të kryej në liqenin Issik Kul, një liqen me thellësi shumë të madhe që gjendet në Transiliysk Ala.
Komandanti i Shërbimeve Speciale Zhytëse të Forcave të Inxhinierisë në Ministrinë e Mbrojtjes USSR, nxitoi të njoftonte autoritete për një ngjarje të pazakontë. Ngjarja kishte ndodhur gjatë stërvitjes së Trans-Baikal në Siberinë Perëndimore në bazë ushtarake. Atje, gjatë stërvitjes, polumbarët kishin takuar zhytës të tjerë misterioz të ngjashëm me njerëzit, por shumë më të mëdhenj në trup –rreth 3 metra lartësi.

Notarët (misterioz) ishin veshur me kostum ngjyrë argjend dhe notonin në ujëra shumë të ftohët. Në thellësinë e 50 metrave, këta “notarë” nuk kishin asnjë pajisje zhytjeje, as ndonjë pajisje tjetër, vetëm se kafkat e tyre kishin formë sferike, duke fshehur kështu kokat e tyre.

Atëherë, citon alb-observer.com, komandanti i forcave ushtarake lokale (i cili ishte shqetësuar shumë nga këto takime) vendosi të arrestojë qoftë dhe një nga këto qenie. Për këtë synim, ishte dërguar një skuadrilje e forcave speciale të polumbarëve me 7-të anëtarë, nën komandën e një oficeri.

Kur skuadrilja e polumbarëve të ushtrisë, arriti të rrethojë një qenie të tillë dhe tentuan ta kapnin atë me një rrejt, atëherë automatikisht, e gjithë skuadrilja u gjend brenda të qindës së sekodnit në sipërfaqen e ujit, nga fuqi e padukshme. Kështu, meqë pajisjet autonome të zhytësve, nuk funksionojnë në thellësinë e 50 metrave pa respektuar rreptësishtë procedurën e dekompresionit, të gjithë anëtarët e skuadriljes u goditën nga aeroemvoli, sëmundja e “puseve”. E vetmja terapi që këshillohej në ato momente ishte mbyllja e menjëhershme në dhomat e presionit në kushtet e dekompresionit. Fatkeqësisht, në terrenin e aksionit, skuadrilja dispononte vetëm një dhomë të tillë e cila nuk mund të kuronte më tepër se dy veta.
Por, pamundësia e kushteve të kurmit, pati si rezultat që tre polumbarë, në mes tyre dhe komandanti i skuadriljes, të humbasin jetën, ndërsa anëtarët e tjerë mbetën të paralizuar.Rusët dëshmojnë përplasjet e nëndetëseve të tyre me nëndetëse antropoide dhe UFO-sh! UFOMajori, citon alb-observer.com, nxitojë menjëherë të shkonte në Issik Kul, për të raportuar tek eprorët e tij.
Pak kohë më vonë, komanda e ushtrisë në Turkmenistan, kishe marrë një urdhër nga komandanti i përgjithshëm i forcave tokësore të ushtrisë në Ministrinë e Mbrojtjes Ruse. Urdhri përmbante të dhëna të hollësishme për ngjarjet në liqenin Baikali. U plotësua nga një raport informativ nga selia e forcave mekanike të ministrisë së mbrojtjes, USSR. Raport i cili sistemoi të dhënat e detajuara të grumbulluara rreth ujërave të thella të liqenit dhe fenomene anormale si: shfaqje nga qenie nënujore, zhytjen dhe shfaqjen e disqeve gjigand dhe të sferave gjigande me fuqi energjie e cila vinte nga thellësia.
Pas ngjarjes në fjalë të cilës i kishin paraprirë dhe disa të tjera, komanda qendrore në nivelin të lartë të ushtrisë Ruse, vendosi që këto dokumente të mbaheshin sekret dhe të mos “shikoheshin nga sytë e çdo oficeri me gradë” si dhe të ndaloheshin stërvitje të tilla që të “shmangeshin takimet e rastësishme…”.

Raportime nga dëshmitarë ushtarak të ekuipazheve të anijeve ushtarake

Gushtin e 1965-ës, ekuipazhi i anijes me avull Raduga, teksa ndodhej në Detin e Kuq, vuri re një fenomen të pazakontë. Në një distancë prej dy miljes lagë saj, një sferë zjarri e cila ishte nën sipërfaqen e ujit, filloi të ngrihej në sipërfaqe dhe të fluturojë në sipërfaqen e ujit duke e ndriçuar atë. Sfera kishte dimension rreth 60 metra dhe qëndronte 150 metra lartë sipërfaqes së ujit. Një shtëllung uji u ngrit sipër, kur sfera doli nga deti dhe më pas u rrëzua. Dhjetorin e 1977-ës, jo shumë larg nga ishulli Novi Georgi, ekuipazhi peshkarexhes Vasily Kiselev dëshmuan se kishin parë një gjë të ngjashme.
Dëshmia e Aleksandër G. globa, një marinarë i një anije tanker Sovjetik, u botua në revistën Odessa (çështja # 3, 1992).

Qershorin e vitit 1984, anija Gori ndodhej në Mesdhe, 20 milja larg nga Gjibraltari. Në orën 16:00 dy marinarë të saj, panë një objekt të çuditshëm shumëngjyrësh. Kur objekti ndodhej pas tyre, papritur qëndroi pa lëvizur, por Bolotov ishte i padurueshëm dhe filloi të shikonte me dylbi dhe të thërras: “Është një disk fluturues këtu, është një pjatë e vërtet, o Zot, shiko, shiko…!”./alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi