Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Egjipt, 46 të plagosur nga përplasjet me policinë Empty Egjipt, 46 të plagosur nga përplasjet me policinë

Wed 23 Jan 2013 - 11:16
Egjipt, 46 të plagosur nga përplasjet me policinë Egjipt

Dhjetra persona kanë mbetur të plagosur nga një seri sulmesh në Marsa Matruh, në veri të Egjiptit, ku një grup personash kanë sulmuar një rajon policie, për të liruar disa të dënuar për kontrabandë.

Lajmin e bëjnë të ditur burime të sigurisë së shtetit. Bilanci i përplasjeve, sipas një zëdhënësi të Ministrisë së Shëndetësisë, i cituar nga agjencia e lajmeve Mena, shkon te të paktën 46 të plagosur.

Situata në Egjipt nuk është qetësuar ende, që pas protestave të muajit dhjetor, që nisën kundër ndryshimit kushtetues të bërë nga presidenti Mohamed Morsi, i cili i jepte vetes më shumë kompetenca, duke i shpallur sfidë edhe gjykatave.

Protestat e dhunshme, që zgjatën me ditë të tëra, ku u përplasën mbështetës të presidentit aktual dhe liderit të opozitës, Mohamed El Baradei, i cili akuzonte Morsin se po zbatonte ligje islamike në vend, duke u kthyer në të njëjtin rol si ish-presidenti i larguar, Hosni Mubarak, detyruan qeverinë të mbante një referendum.

Nga procesi i votimeve, i mbajtur në dy ditë të ndryshme, rezultoi se shumica e vendit ishte pro ndryshimeve kushtetuese, edhe pse pjesëmarrja rezultoi e ulët.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi