Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

LLAPJANËT FISHKËLLEJNË MUSTAFËN, KËRKOJNË SEJDIUN Empty LLAPJANËT FISHKËLLEJNË MUSTAFËN, KËRKOJNË SEJDIUN

Sat 17 Mar 2012 - 20:02
Kryetari i degës së LDK-së në Podujevë, i cili është edhe kryetar i Komunës, ka folur për proceset nëpër të cilat ka kaluar LDK-ja dhe Kosova gjatë 22 vjetëve të kaluara. Veliu, po ashtu ka thënë se LDK me programin e saj nacional e demokratik dhe me intelektualët në udhëheqje mori besimin e shqiptarëve për t’u prirë proceseve për liri, pavarësi e demokraci.

“Edhe në një ditë solemne, si sot, nuk mund të mos përmendem rolin dhe kontributin e pa çmueshëm të LDK-së, bile e pa mëdyshje më të madhin e kryesorin në artikulimin, formësimin dhe institucionalizimin e vullnetit politik e të interesit nacional në rrethana tej mase të rënda me mjete civilizuese e orientim të qartë pro perëndimor. LDK me programin e saj nacional e demokratik, me intelektualët në udhëheqje do të marrë besimin e shqiptarëve të ju prijë proceseve për liri, pavarësi e demokraci. Me lëvizje të LDK-së do të zgjidhej njeriu i letrave dhe i mendimit modern, Dr. Ibrahim Rugova”, ka thënë ai.

Edhe pse brohoritjet dhe fërshëllimat pro dhe kundër kryetarit të LDK-së vazhdonin, Isa Mustafa ka vazhduar fjalimin e tij para qindra llapjanëve për reformat e nisura në LDK.

Mustafa ka thënë se LDK po reformohet dhe po zhvillohet edhe pse ato mund të mos i pëlqejnë dikujt, por, sipas tij këto reforma po bëhen në interes të anëtarësisë së gjerë.

“LDK-së është fut në një rrugë të transformimit, në rrugën e zhvillimit dhe në rrugën e reformave demokratike të cilat po zhvillohen tek ne. Unë e kam parasysh se reformat që po zhvillohen tek ne në LDK mund të mos i pëlqejnë dikujt, por e kam parasysh se këto reforma bëhen në interes të anëtarësisë së gjerë, në interes të rigjenerimit të LDK-së, në interes të rritjes së LDK-së”, ka thënë ai.

Brohoritjet dhe zhurma e krijuar nga simpatizantët e Mustafës, por edhe të Sejdiut zbehën fytyrat e 1350 anëtarë të rinj, të cilët aderuan në radhët e LDK-së.

Të pranishëm në këtë përvjetor ishin edhe anëtarë dhe deputet tjerë nga radhët e LDK-së.

Sidoqoftë, Podujeva dhe në përgjithësi Llapi, njihet si bastion i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Që nga pas lufta me këtë Komunë ka menaxhuar vetëm LDK-ja. /Kosovapress/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi