Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Plas sherri në LDK, Daka akuzon Mustafën Empty Plas sherri në LDK, Daka akuzon Mustafën

Sat 17 Mar 2012 - 19:17
Njëri nga themeluesit e LDK-së në Amerikë, Musa Daka thotë se largimi i tij nga Këshilli i Përgjithshëm i partisë ka ndodhur pasi ka kërkuar sqarime për fondet e paraluftës. Daka ka kritikuar Isa Mustafën, duke thënë se është bërë vegël e Hashim Thaçit.

Në korrik të vitit të kaluar Musa Daka kishte kërkuar në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së të zbardhet çështja e fondeve të grumbulluara para luftës për çlirimin e Kosovës. Si anëtarë i organit vendimmarrës të LDK-së, ai kishte kërkuar nga Grupi Parlamentar i LDK-së të kërkonte llogari nga Bujar Bukoshi për fondin e “Trepërqindëshit” dhe nga Hashim Thaçi për fondin “Vendlindja Thërret”.

Me kërkesën e themeluesit të LDK-së në Amerikë nuk ishte marrë askush, derisa akuzat e tij ishin mohuar nga Bujar Bukoshi e Isa Mustafa. Por, Daka në Kuvendiin e Punës së LDK-së, të mbajtur para dy javësh, është larguar nga Këshilli i Përgjithshëm. Ky anëtar i LDK-së ka thënë se largimi i tij ka ardhur për shkak se nuk ka heshtur, derisa ka leshur akuza në drejtim të Liderit të partisë.

“Isa Mustafa prej se është zgjedhur kryetar i LDK’së është vegël e Hashim Thaçit. Këtu dyshime s`ka. Po dihet takimet e fshehta me te, heshtja kur është fjala për Veriun, kur cungohet Kosova, kur kthehem katër vjet prapa, 88 shtete e kanë njohur Thaçi bën pazare të fshehta pa dijen e Kuvendit, ndërsa Isa Mustafa ia miraton me heshtje”, ka deklaruar Daka për Express. Sipas tij, bosat e fondeve të paraluftës janë bërë shefa të krimit ekonomikë dhe politikë në Kosovë. Musa Daka, në Kuvendin e Shtatë të LDK’së kishte dal publikisht në krah të Fatmir Sejdiut duke e votuar për udhëheqës të LDK-së.

“Normalisht se kam votuar për Fatmir Sejdiun sepse vet fakti se iu kanë organizu demonstrata para selisë, i është formuar Lista Rugova dhe menjëherë pas zgjedhjes së Isa Mustafës në krye të LDK-së caktohet Bujar Bukoshi Zëvendëskryeministër i Thaçit, kam insistuar dhe vazhdoj të insistojë të zbardhen paratë e fondeve”, ka deklaruar ai.

Sipas vlerësimeve të Dakës, qytetarët e Kosovës kanë filluar të shohin pazaret mes PDK-së dhe LDK-së. “Elektorati i LDK-së kanë filluar me e kuptu kush është Isa Mustafa dhe veglat e tij në LDK, bosi i tij Bukoshi. Haraqia që po zënë pozita në Qeverinë Thaçi. Jo vetëm në LDK, edhe në PDK elektorati ka filluar me e pa... pakënaqësia e Jakupt me Hashimin”, ka shtuar ai.

Daka ka deklaruar se do të vazhdojë të mbetet anëtarë i LDK-së dhe se do të angazhohet që të mos ndahet partia. Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur Kuvendin e Punës, më 4 mars të këtij viti dhe ka vendosur të largoje disa nga anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm, në mesin e të cilëve ishte Musa Daka, Haxhi Kamberi, Ismet Krasniqi e Berim Ramosaj./
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi