“Eposi i Kreshnikëve”, plas “sherri” mes Kosovës dhe Shqipërisë
Mon 3 Jun 2013 - 12:21
Trashëgimia Kulturore po kthehet dita-ditës një një “mollë shërri” mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Eposi i Kreshnikëve është një trashëgimi që si Kosova ashtu edhe Shqipëria mendojnë se e kanë në zotërim.
Meqenëse nisma fillimisht ishte e Kosovës, pritej që edhe aplikimin ta bënte ajo. Por pengesë u bë fakti që ajo nuk është e anëtarësuar në UNESCO, ndërkaq puna për dosjen kishte filluar në Shqipëri.
Për një kohë, përplasjet u sheshuan dhe u krijua një grup i përbashkët me specialistë nga Prishtina e Tirana për plotësimin e dosjes për Eposin dhe me t’u arritur kjo, aplikimi pritej të bëhej nga Shqipëria. Por kur dukej se gjërat ishin në vijë, vjen një tjetër goditje. Sipas mediave në Prishtinë, kryetari i komisionit qeveritar për kompletimin e dosjes së Eposit të Kreshnikëve për aplikim në UNESCO, Prof. Dr. Zymer Neziri i ka dorëzuar dje ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi, dosjen e përfunduar për aplikim, si dhe ka njoftuar për të gjithë punën që e ka shoqëruar këtë proces për disa vite.
Nga ana tjetër, specialistë të kësaj ministrie dhe anëtarë të tjerë të komisionit, e kanë cilësuar si blof lëvizjen e Nezirit dhe deklaratën e Krasniqit. “Është vetëm blof. Ata nuk munden të aplikojnë, sepse nuk janë në UNESCO”./alb-observer.com/

- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Re: “Eposi i Kreshnikëve”, plas “sherri” mes Kosovës dhe Shqipërisë
Mon 3 Jun 2013 - 21:39
Humor i semure sherri mes vellezerve...!
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi