Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

haçi kërcënon Serbinë: Nuk do të lejojmë zgjedhjet në Kosovë Empty haçi kërcënon Serbinë: Nuk do të lejojmë zgjedhjet në Kosovë

Sun 18 Mar 2012 - 16:15
Qeveria e Kosovës ka kundërshtuar ashpër pretendimet e Serbisë për organizimin e zgjedhjeve serbe në Kosovë të parapara të mbahen në maj të këtij viti. Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, kryeministri Hashim Thaçi ka ngritur zërin, duke folur me një leksik të ashpër për synimet e Serbisë që të mbajë zgjedhjet lokale edhe në Kosovë.

Thaci tha gjithashtu se përpjekja e Serbisë paraqet një agresion ndaj shtetit të pavarur të Kosovës. Sipas kryeministrit do të përdoren të gjitha mjetet kushtetuese e ligjore për të ndaluar këto zgjedhje jo legale dhe jo legjitime. Sipas tij, me këto zgjedhje, Serbia po provokon hapur një konflikt të ri me shtetin e Kosovës dhe që mund të ketë pasoja edhe për vendet e tjera të rajonit.

Kryeministri Thaci ka bërë thirrje ndaj faktorit ndërkombëtar, kryesisht ndaj BE që të luajë rolin e vet në këtë situatë. Edhe zëvendësi i tij, Hajredin Kuçi deklaroi se qeveria është në kontakte me BE-në për t`i bërë të ditur Serbisë që të mos cenojë shtetin e Kosovës. Ai ka hedhur poshtë mundësinë e bisedimeve të reja për çështjen e veriut të Kosovës.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi