Ç’më pengon të shfaqem më shpesh
Tue 20 Mar 2012 - 3:36
Këngëtarja kosovare Eliza Hoxha në një intervistë ekskluzive për agjencinë e lajmeve NOA.al, rrëfen projektet më të reja, shfaqjet e saj të rralla dhe raportin e saj mes Shqipërisë dhe Kosovës. Ajo tregon se nuk i programon daljet në media dhe në skenë, por se shfaqet kur ka çfarë të thotë. Më tej këngëtarja e vlerësuar për zërin e saj melodioz thotë se është e dyjëzuar mes skenës dhe punës si pedagoge në Universitet dhe se kjo është një ndër arsyet që e mban larg nga skena
Intervistoi Ariola Ymeraj aymeraj@noa.al
NOA: Jeni një nga këngëtaret më të dashura të publikut shqiptar, kur do t'ju shohim sërish në skenë?
Unë punoj me një vazhdimësi por duke qenë se bëhem e dukshme për të tjerët vetëm kur ka punë për të prezantuar dhe jo për gjëra të tjera, kjo ndoshta edhe mund të ndikojë në perceptime të caktuara të mungesës sime në skenë.
NOA: Tashmë në prag të edicionit të ri të Top Fest keni plan për të qenë pjesë e tij?
Për momentin kam projekte të tjera duke punuar, plus dhe puna e rregullt në Universitet nuk më lë kohën e duhur për t'u përkushtuar maksimalisht për një pjesëmarrje festivali...
NOA: Cili është projekti juaj më i afërt?
Libri im me titull “Qyteti dhe dashuria” i cili është një përmbledhje e publikimeve të mia mbi kulturën urbane dhe i cili pritet të dalë së shpejti, shpresoj gjatë muajit prill.
NOA: Suksesi juaj i përket sa Shqipërisë edhe Kosovës, ku e ndjeni veten më mirë?
Nuk i ndaj aspak, ngase unë gjithnjë i kam konsideruar të dy pikat si pjesë e një platforme të përbashkët kulturore të cilat kanë shumë për ti dhënë njëra tjetrës, për të mësuar nga njëra tjetra, për t’u njohur më mirë me njëra tjetrën deri në mishërim të asaj që unë e quaj vlerë kulturore mbarëkombëtare.
NOA: Jeta juaj private është përfolur në media, por asnjëherë nuk është mësuar shumë për të, a ka të reja për Elizën?
Është private dhe duhet të ngelet e tillë besoj...
NOA: Ju keni shkruar edhe vetë në media, cili është raporti juaj me gazetarët?
Unë kam shkruar për median, por nuk kam punuar në media... Shkrimet e mia kanë qenë kolumne dhe nuk kane cenuar asnëherë hapësirën e punës së asnjë gazetari në cilëndo media në Kosove ku unë kam botuar. Duke qenë se fryma dhe tema që kanë shtjelluar shkrimet e mia ka qenë gjithnjë e trajtuar më shumë në idenë e informatës se sa reflektimit mbi ndonjë fenomen të caktuar urban, këto shkrime lehtësisht kanë gjetur vendin e tyre në media.
NOA: Kur do e shohim Elizën sërish të përformojë në Shqipëri?
Nuk e di, ndoshta nesër... (Qesh)
NOA: Konsideroheni si një artiste që shfaqet rrallë, por kur shfaqet qëllon në shenjë. Ju, i programoni daljet tuaja në skenë?
Nuk i programoj, pasi duke bërë edhe shumë punë të tjera shpesh edhe nëse kam ndonjë plan muzikor ndodh edhe zhvendoset për shkak të punëve të tjera... Unë zakonisht shfaqem kur kam çfarë për të thënë përmes këngës sime...
NOA: A keni në plan të nxirrni një album të ri?
Ka nis që moti ky albumi im i tretë po që s’po mbaron dot...shpresoj të dalë këtë vit.
NOA: Si i komentoni ato këngëtare që kanë më shumë albume se sa muaj a vite në skenë?
Nuk jam unë ajo që mund t'i komentoj e as t'i gjykoj, asnjë nga këngëtaret. Mendoj që të gjithë ne vendosim vetë për veten tonë se si dëshirojmë te shfaqemi, ku të shfaqemi dhe me çfarë apo me kë të identifikohemi.
a.y/noa.al

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi