Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Çka u pengon meshkujve te femrat? Empty Çka u pengon meshkujve te femrat?

Mon 6 May 2013 - 19:43
Çka u pengon meshkujve te femrat? F.0506104833681_m
Shumica e femrave dinë si t’i zgjojnë ndjenjat e meshkujve, por janë disa gjëra të cilat ato i bëjnë duke mos e ditur se po e largojnë mashkullin nga vetja e tyrej.
1. Kur flet për çështjet e lidhjes suaj me të tjerët
Edhe marrëdhëniet më të mira i kanë kohët e mira dhe jo të mira. Kur një mashkull është duke kaluar një kohë të vështirë në lidhje, ai zemërohet dhe nuk flet. Kur një femër ka problem në dashuri, shkruan për të në rrjete sociale, thërret miket e veta dhe ankohet për të dashurin e saj. Kjo i pengon meshkujt shumë, ngase ata nuk duan që çështjet e brendshme të fliten në publik.

2. Kur ju flisni derisa ai shikon sport
Kjo është një nga zakonet që i bënë ata të zemërohen shumë. Nëse ai është duke shikuar sportin e tij të preferuar në TV, më e mira do të ishte të qëndroni me gojë të mbyllur. Ai e konsideron atë kohë si kohë relaksi dhe nuk ka dëshirë të flasë as të ndërpritet. Edhe nëse flisni e tëra që do të dëgjoni do të jetë 'aha..., po...,' dhe kjo nuk është ajo që ju e preferoni.

3. Kur nuk ia jepni hapësirën e duhur
Për femrat kjo mund të duket e mërzitshme, por meshkujt kanë nevojë të kalojnë pak kohë vetëm nganjëherë. Kjo i bënë ata të ndihen meshkuj. Pa marrë parasysh se çka bëjnë, merren me veturën, shikojnë filma apo sport, është e rëndësishme që ju t'i jepni hapësirën e nevojshme.

4. Kur flirtoni me të tjerët
Meshkujt e sigurt nuk kanë dyshime te e dashura e tyre, edhe nëse pa dashje ajo flirton me dikë tjetër nuk e bëjnë të madhe. Por, nëse ju keni një bisedë të këndshme dhe të lumtur me dikë tjetër, duke e trajtuar atë më mirë se vetë të dashurin e juaj, kjo do ta bëjë atë të ndihet keq. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi