Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

 Ja si femrat duhet të përballen me epërsinë e meshkujve Empty Ja si femrat duhet të përballen me epërsinë e meshkujve

Wed 4 Apr 2012 - 1:28
Femrat gjithnjë e më të mërzitura, ndërsa meshkujt të lumtur në maksimum. Ndryshimi mes burrit dhe gruas shfaqet edhe te humori. “‘Seksi i dobët’ i sheh gjithmonë gjërat të zeza, ndërsa meshkujt janë gjithnjë e më të qetë”, - tregon studimi i “General Society Survey”, një organizatë që ka studiuar gjendjen emocionale të amerikanëve nga vitet ’70. Duke filluar që nga viti 1972 e në vazhdim, pjesëtarët e organizatës kanë intervistuar si meshkujt ashtu dhe femrat për lumturinë e tyre. Pas intervistave është zbuluar se nga viti në vit gjendja emocionale e femrave përkeqësoj, ndërsa meshkujve u shtohej lumturia. Por si mund ta kapërcejmë këtë situatë mbytëse? “Përmes një terapie të shkurtër. Frika nga kriza ekonomike, puna, këta janë faktorët që po i bëjnë njerëzit të jetojnë çdo ditë në stres mendor dhe fizik”, - thotë një psikologe, duke komentuar studimin e bërë mbi lumturinë, sipas të cilit nëntë në dhjetë persona janë të stresuar.

“Duke njohur nivelin e stresit te vetja dhe simptomat që ai shkakton, është shumë e rëndësishme të shpëtojmë shëndetin tonë psikofizik. Për të dalluar stresin, për të mësuar si ta kontrollojmë atë dhe për të ulur sasinë e tij, duhet të bëjmë një psikoterapi të përmbledhur, tre takime shumë të rëndësishme ku qëllimi është të mësosh si të kontrollosh stresin dhe ta eliminosh atë përmes të dëgjuarit”, - thotë psikologia. Një kurë e shkëlqyer është edhe të folurit, ndarja e mendimeve dhe eksperiencave me personat që e kanë jetuar këtë situatë në të kaluarën. Ju do të pyesni se nga mund t’ia filloni? Nuk ka rëndësi, mjafton vetëm të flisni. Vetëm kështu do të arrini të ndiheni më mirë. /albeu/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi