Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Hiqni 3 kg me menunë pranverore Empty Hiqni 3 kg me menunë pranverore

Tue 20 Mar 2012 - 14:40
Me këshillat ushqimore që do ju japim në vijim, do të mund të zhdukni brenda 15 ditëve kilet e tepërta në shëndetin tuaj, ndërkohë që metabolizimi do të marrë një rrjedhë të re. Nuk ja del dot të mbash dietë?! Atëherë ndiq rregullat që po ju japin të paktët për dy ditë me radhë, pasi do ju ndihmojnë të hiqni 3 kile si dhe të ndiheni më të lehtë. Nëse ju do të ndiqni menunë në mënyrë korrekte për 15 ditë ju do të humbni një masë të trupit tuaj, por nëse nuk ja dilni dot edhe me dy ditë do keni rezultate. Mëngjesi: i pasur me fibra, të cilat zgjojnë metabolizmin tuaj
- Kos i skremuar 125-250 g

- 150-200 g fruta ekzotike si (mango, ananas etj./ frutat pritini hollë) shtoni edhe pak nenexhik për tretjen.

- Një filxhan me elb të përzier me një lugë mjaltë.

Këshillë plus, mëngjesit mund ti shtoni dhe një fetë bukë thekre.

Dreka: përfshini proteina si dhe ushqime që përmbajnë substanca antioksiduese që djegin kaloritë.

Niseni me një sallatë jeshile, rrepë, tranguj dhe qepë ose brokoli me një lugë të vogël vaj ulliri. ( sallata të jetë e prerë shumë hollë) Sallatës mund ti shtoni një kuti ton neutral ose një vezë të zier, ose djathë të grirë dhie për të balancuar sasinë e proteinave. Sallatën mund ta shoqëroni me një fetë bukë thekre. Ndërkohë që drekën mund ta mbyllësh me një kos natyral.

Këshillë plus, nëse nuk ju pëlqen sallata atëherë mund të hani oriz integral të gatuar me bizele oe thjerrza ose 800 g fasule të ziera të shoqëruara me djathë dhie.

Darka: të jetë e mbushur me vitamina.
Një salmon furre do ishte perfekte, të gatuar me borzilok si dhe mund ta shoqëroni me një sallatë lakre.

Zemra, ju mund të hani në oraret jashtë vakteve. Kështu ju mund të hani midis mëngjesit dhe drekës dhe drekës dhe darkës një frut stine dhe një lugë bajame ose arra.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi