Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Me fal ndonje gje,,,, Empty Me fal ndonje gje,,,,

Tue 13 Apr 2010 - 22:30
Message reputation : 100% (1 vote)
"Dikush trokit ne dere...
- Kush a?
- A po na fal ndoj send, zoje?
- Zoti te dhashte!
- Me fal ndoj send, te dhashte Zoti shendet...
- Hajt! Zoti te dhashte!
Por lypesi e di se c'domethane "Zoti te dhashte": Mos me pas kurr, mos me ngran kurr. Prandej me ma teper fuqi i bie deres. E tash permrenda asht zani ma i rrepte:
- Hajt more! Zoti te dhashte! A merr vesht?
Lypsi doemos i duhet me marre vesht. E len ate dere, msyn te dyten, te treten, te katerten, e keshtu me rradhe, te gjitha dyert e asaj rruge. Kjo rruge sot per sot asht fusha e veprimit te tij. Neser asht ndoj rruge tjeter. Fushat e veprimit te qytetarit tone jane te ndryshme. Dhe ndryshojne njena nga tjetra, sic ndryshon parajsa nga ferri, me te gjithe variacionet piktoreske dhe mallengjyese. E lypsit, qe trokit nga dera ne dere, diku ia falin ndoj send, diku i thote zoja e shtepise: "s'kam besa" - dhe lypsi athere asht i bute, shkon tue mbajt mend kete dere, me ardhe ndoj dite tjeter. Por at "Zoti te dhashte" lypsi s'e duron; s'don ta degjoje. Ai e din mirfilli se c'do me thane "Zoti te dhashte". Edhe ate, i cili percjell me keto dy fjale, ai fillon ta mnije. Kurr ai s'i ka ndame keto dy fjale njenen nga tjetra. Kudo qe degjon fjalen "Zot", ai pa dashje ia shtonte ate "te dhashte" dhe ne tru te tij u krijonte dicka qe s'kuptohet e qe mnihet. Se ai ishte i sigurt se "Zoti te dhashte" domethane tallje.
Nje dite, me nje buzeqeshje ironike, duel lypsi nga nje ndertese me kryq ne maje, se aty kishte veshtrue keto fjale: "Zoti qe kujdeset per zoqte e qielles, s'ka me i lane njerezit te vdesin nga uja". Hee - thoshte lypsi tue dale - sot nuk asht njashtu. Zoti ndoshta kujdeset pet trumcake edhe priftent, por per mue s'e besoj. Mue dhe shoket e mi, po na harron bota e si mos te na harroje Zoti, qe s'na ka parasysh. Por thone, se Zoti... ketu lypsi preu mendimet dhe shpejtoi mbrapa nje plaku me bastun.
- Zotni, te lutem, me fal ndoj send...
- Zoti te dhashte!
Lypsi shtrengoi dhambet per ta ndale gjuhen, e cila ishte gati te kaloje kufirin e bjerzis. Shtrengoi dhe grushtat, e thonjt qe tash sa kohe nuk i kishte te preme, iu ngulen ne dhanat e duerve. Perpara vetes nuk shef asgja tjeter, vec objekte mnie. I bjen nder mend, koha kur s'ka pase nevoje me lype. Perkundra. Kujtohet si i ka ndihmue lypsat qe vijsnin dite shtune ne prakun e dyqanit te tij, kur ishte farktar... E sot? Atij pak kush i ndihmon, pse jane shume lypsa. Kujt i epet ma pare? Arsyetonte lypsi se fundi. Por mnia vetvetiu, pa arsye, rritej e pushtonte zemren e trunin e tij dhe m'at cast donte te shfreje ne nje menyre makatare tue rrahe hekurin e kuqun. E kur nuk ka hekur dhe cekic. Puna del e dyshimte dhe e rrezikshme.
Prandaj me taktik, zotni, mos thoni "Zoti te dhashte!".


E lexova dhe po mendoja cfare mendoni kur dikush u zgjat doren per lemoshe???Me sa kam pare une ne ***** kishte shume lypsare te te gjitha moshave ,kam lexuar ne media qe shume prej femijeve qe lypin jan te detyruar nga nje person i rritur si prindi apo nje i aferm tjeter.A e kthen nje dore te zgjatur a e sheh me neveri apo perbuzje apo je opozita i jep dicka qofte dhe simbolike>??
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi