Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Shemsi Nuhiu ekstradohet në Serbi Empty Shemsi Nuhiu ekstradohet në Serbi

Thu 22 Mar 2012 - 18:44
Shemsi Nuhiu, i arrestuar në prill të vitit 2011 nga policia e Zvicrës, me kërkesë të Serbisë, mbrëmë i është dorëzuar autoriteteve serbe. Beogradi e akuzon Shemsi Nuhiun se si pjesëtar i UÇK-së në vitin 1999 në rajonin e Gjilanit ka kryer krime lufte ndaj civilëve serb. Nuhiu u ekstradua mbrëmë pas orës 21, në aeroportin e Beogradit, ndërsa ekstradimin nga afër e ka përcjellë edhe ministri serb i punëve të brendshme Ivica Daçiq dhe komandanti i xhandarmërisë serbe, Bratisllav Dikiq. Nën përcjelljen e pjesëtarëve të dhe xhandarmerisë serbe Nuhiu menjëherë është transferuar në Burgun e Beogradit. Daçiq tha se të gjithë që kanë kryer krime luftë kundër popullatë serbe në ish Jugosllavi do të nxirren para drejtësisë.
“Me këtë sigurisht se do të zbatohet drejtësia, bëhet fjalë për krime lufte dhe kjo është një shenjë pozitive sepse këto çështje, nuk mund më të shikohen pjesërisht dhe me kute të dyfishta", deklaroi Ivica Daçiç, ministër i punëve të Brendshme të Serbisë.
Ministri i brendshëm serb Daçiq ka thënë se i ashtuquajturi "Grupi i Gjilanit" është akuzuar për vrasjen e më shumë se 150 personave në rrethinën e Gjilanit. Nuhiu është shtetas i Serbisë, megjithëse ai autoriteteve në Zvicër u ka deklaruar se është kosovar. Ai akuzohet për vrasje, tortura dhe dhunim. Më 26 dhjetor të vitit 2008, xhandarmëria serbe në Preshevë kishte arrestuar dhjetë anëtarë të të ashtuquajturit ‘Grupi i Gjilanit’. Departamenti për krime lufte i Gjykatës së Lartë në Beograd në janar të vitit të kaluar dënoi nëntë përfaqësuesit e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të njohur si Grupi i Gjilanit, me gjithsej 101 vjet heqje lirie, për shkak të, siç thuhet, “vrasjeve dhe krimeve ndaj civilëve serbë dhe joshqiptarë” në rajonin e Gjilanit, në pjesën e dytë të vitit 1999. Nëntë ish-pjesëtarët e këtij grupi janë akuzuar “për vrasjen e të paktën 80 civilëve; për arrestimin e paligjshëm të 153 civilëve, 34 nga të cilët vazhdojnë të jenë të zhdukur”. Të dënuarit janë: Ahmet Hasani, Nazif Hasani, Ferat Hajdari, Kamber Saiti, Burim Fazliu, Faton Hajdari, Samet Hajdari, Selimon Sadiku dhe Agush Memishi. Ndërsa në mungesë të tyre ishin shpallur dënimet edhe për Fazli Hajdarin, Rexhep Alijin dhe Shaqir Shaqirin. Shkëlzen Aqifi

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi