Krimet e luftës, Bubica ekstradohet në Serbi
Sat 29 Jan 2011 - 0:20
Një nga të dyshuarit kryesorë për kryerjen e krimeve të luftës kundër civilëve shqiptarë në Qyshk të Kosovës, Zoran Obradovic Bubica, është ekstraduar në Serbi.
Lajmin e ka bërë të ditur ministria e Drejtësisë e këtij vendi, sipas të cilës ekstradimi u krye pas kërkesës së Beogradit drejtuar autoriteteve të Gjermanisë, ku Bubica u arrestua para pak kohësh.
Drejtësia serbe e akuzon Bubicën për masakrën e vitit 1999 në Qyshk të Pejës, ku u vranë 44 civilë shqiptarë dhe u dogjën e plackitën mbi 40 shtëpi, si dhe për vepra të tjera kriminale.
Gjatë të njëjtit operacion të njësisë paraushtarake serbe “Cakejtë”, u vranë edhe të afërmit e ish-kryeministrit të Kosovës, Agim Ceku, si dhe u dëbuan nga shtëpitë e tyre rreth 400 civilë shqiptarë.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi